Përgjimet në kohën e komunizmit bëheshin për të treguar forcë e pushtetetit dhe kundershtarët merrnin dënimin e merituar në burg ose vriteshin. Ndërsa pas 90-ës përgjimet në Shqipëri janë kthyer si një “ass” nën mëngë të cilën e përdorin partitë politike për ti demaskuar kundër shtarët e tyre politik.
Alpenews.al ju sjell nëntë rastet më të bujshme të përgjimeve, që nga avokat Spartak Ngjela deri te Ish-kryetari i KQZ Denar Biba.
***
Prill 2006- Deputeti demokrat Spartak Ngjela, i pakënaqur me Berishën, nisi konfliktet për mënyrën qeverisëse dhe për më shumë faktin që bëri aleat një ish-ministër të kohës së Nanos, siç ishte drejtuesi i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli.
Nëntor 2007- Vëllai i ministrit të Drejtësisë Ilir Rusmajli, kapet “ngushtë”, në një bisedë ku kërkonte që njeriu i tij të fitonte një tender të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Mars 2009 – Ish- ministri Ylli Pango, i cili u kap në një video skandal duke ofruar pune në këmbim të favoreve seksuale. Videoja u publikua në emisionin “Fiks Fare”, teksa Pango dilte në tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Qershor 2013 Gazmend Dibra, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, është njeriu që menaxhon lëvizjet e të burgosurve për zgjedhjet e 23 qershorit.Dibra me nipin e presidentit Alfred Moisiu, i kishte kërkuar që kreu i shtetit të ndikonte në çështjen e kryeprokurorit Theodhori Sollaku, për të firmosur shkarkimin e tij.
Janar 2011 Ministri i Energjetikes, Dritan Prifti, realizoi një video gjatë një bisede në zyrën e tij me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. Në video-përgjim shfaqet Meta, teksa interesohet për dhënien me koncesion të një Hidrocentrali dhe gjatë bisedës, flitet edhe për një shumë prej 700 mijë eurosh, që u nënkuptua si aferë. Meta dha dorëheqjen pak javë pas publikimit të videos.
Mars 2015 Deputeti socialist, Tom Doshi, publikon një video me personin që pretendonte se ishte “vrasësi i penduar” i tij, i paguar nga Ilir Meta. Rasti hetohet, përfundon në burg për akuzën e shpifjes Tom Doshi, deputeti kristian-demokrat Mark Frroku dhe “vrasësi i penduar” Durim Bami.
Maj 2017 Kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, përfshihet në një skandal seksual që nis në zyrën e tij dhe përfundon në një dhomë hoteli në Tiranë. Videoja u krye nga vajza 20-vjeçare në shenjë hakmarrjeje ndaj kryebashkiakut, që për t’i gjetur punën kërkonte shërbime seksi.
Maj 2018 Një përgjim i nxjerrë në dritë nga Partia Demokratike ku tregonte tregoi se edhe pas emërimit të vëllait si ministër, Agron Xhafaj merrej me trafikun e drogës në Shqipëri.
Gusht 2018 Një audiopërgjimi ku ish kryetari i KQZ Denar Biba në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci dëgjohet duke shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut.


