• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOFERENCA NDËRKOMBËTARE PËR DETIN/ Klosi: Duhet një Plan Hapësinor Detar për të patur një ekonomi blu
Home
Politikë

KOFERENCA NDËRKOMBËTARE PËR DETIN/ Klosi: Duhet një Plan Hapësinor Detar për të patur një ekonomi blu

17 May, 2021 s.autor Politikë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Detin, në fjalën e tij e vuri theksin te nevoja e një planifikim hapësinor të vijës bregdetare. Sipas Klosit, duhet një plan hapësinor detar për të patur një ekonomi blu, duke shtuar se kjo do të shërbente për pritur ekonominë e re të turzmit shqiptar.
“Tani ka ardhur tamam koha që edhe deti edhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një planifikim të qenësishëm hapësinor edhe në detet shqiptare. Për ministrinë e Mjedisit është tashmë një punë e filluar duke u bazuar në disa projekte që ne kemi realizuar për të patur mundësinë që duke bërë hapat e parë të krijojmë shumë shpejt begraund por edhe evidentimin e problematikave që ka vendi ynë. Në këtë konferencë, të nderuar, Ministria e Mjedisit nëpërmjet Agjenicsë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura do të paraqesë disa gjetje të një materiali studimor që ekspertët pranë institucionit tonë, por dhe ekspertët e botës akademike kanë realizuar në Gjirin e Patokut duke bërë matje evidentim dhe duke kuptuar për sa shumëkemi nevojë për një planifikim hapësinor të vijës bregdetare. Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të kuptohet qartë se zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomive që kanë të bëjnë edhe me turizmit detar do të duhet që po ashtu të kenë mekanizma të forta të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit, të kësaj pasurie të madhe ujore që ne kemi. Deti Adriatik shënon një nga kufijtë më interesant në botën e integrimit europian pasi është një hapësirë e cila ndahet në pothuajse në mënyrë të barabartë në shtetet evropiane klasike, si Italia, apo evropiane të rinj si Kroacia, Sllovenia, në vende kandidate si Mali I Zi, apo Shqipëria. Pra duke bërë një hapësirë e cila e ka të vështirë të kuptohet se ku fillon dhe ku mbaron hapësira Evropiane, e cila është një e tërë”, tha ai.

Fjala e plotë e Klosit:

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prej tre vitesh po përpiqet ta vendos mjedisin ujor detar në qëndër të politikave qeveritare duke i dhënë rëndësinë e duhur dhe vlerë në zhvillimin e tij. Ministria nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, mbështetur edhe nga Projekti rajonal “GEF Adriatik”, ka kryer disa aktivitete në dy drejtime kryesore: Planifikimi hapesinor detar dhe Planin kombëtar të monitorimit të integruar të mjedisit detar. Në “Konferenca e parë Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit Ujor dhe Zhvillimi I Qëndrueshëm ËEPSD-2021”  bëri bashkë ekspertë vendas e të huaj në një përpjekje për të paraqitur studimet dhe kërkime shkencore që janë bërë mbi Detin Adriatik. “Ka ardhur tamam koha që edhe deti edhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një Planifikim të qenësishëm Hapsinor edhe në detet shqiptare. Për ministrinë e Mjedisit është tashmë një punë e filluar duke u bazuar në disa projekte që ne kemi realizuar për të patur mundësinë që duke bërë hapat e parë të krijojmë shumë shpejt begraund por edhe evidentimin e problematikave që ka vendi ynë”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ekonomia detare është një ekonomi që sapo ka nisur të zhvillohet në vendin tonë dhe nisja e saj sipas rregullave dhe normave të Bashkimit Europian do të bëjë që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm, një ekonomi blu, pa dëmtuar cilësinë e ujërave detarë. “Për detin dhe gjithë hapësirat ujore në fakt janë dhe duhet të shërbejnë për të pritur ekonominë e re të turizmit detar e cila mungon pothuajëse fare sot në Shqipëri dhe jo vetëm politikat që ne kemi ndërmarrë për të lehtësuar ngritjen e infrastrukturës apo të bazës për të krijuar një flotë shqiptare të jahteve dhe mjeteve të turizmit detar, por dhe investimet konkrete që do të bëhet në brigjet shqiptare dëshmojnë që dhe Shqipëria shumë shpejt në harkun kohor të 3 , 4 maksimumi të 5 viteve do të jetë një aktor shumë ambicioz por edhe aktiv në botën e turizmit detar dhe në bashkëpunimin që vjen nga ky turizëm. Ndërsa, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve shkencore në vendin tonë, në këshillat e të cilave duhet të kryhet zhvillimi I industrisë detare. “Pikërisht për rëndësinë që i ka dhënë çështjes së mbrojtjes së pasurive dhe mjediseve ujore dhe zhvillimit të qendrueshëm të tyre, Akademia e Shkencave ka ngritur një komision të përhershëm për biologjinë, bujqësinë dhe veterinarinë, si dhe ka themeluar një njësi speciale të bioteknologjisë pranë saj; dhe ato janë përkujdesësit intelektualë të kësaj konference dhe propozues të masave që duhet të ndërmerren nga autoritetet qeverisëse për të garantuar një zhvillim perspektiv dhe një mbrojtje afatgjatë të tyre”, tha Z. Gjinushi. Në këtë Konferencë u paraqiten rezultatet e punës dhe u dhanë propozime konkrete  nga specialistët e fushës. Të gjithë aktorët që jetojnë ose shfrytëzojnë burime detare duhet të jenë të vetëdijshëm se deti është në një udhëkryq, pasuria natyrore dhe ekosistemet janë në rrezik, përballen me kërcënime ekologjike në rritje dhe janë nën presionin e gjithë sektorëve të ekonomisë blu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE NISUR NGA PORTI I DURRËSIT/ Kapet në Kosovë kamioni me 2.2 tonë kokainë. Para 15 ditësh...
Previous article PËRPLASJA ME BASHËN/ Eno Bozdo jep dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD brenda 24 orëve

s.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT