Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencën e fundvitit me gazetarët. Ndiqeni live
Fjalën e tij e zgjodhi duke falenderuar skuadrën shqiptare, falë të cilës u bë çelja e negociatave për anëtarësim në BE. Këtë vit Shqipëria ia ka dalë të mos jetë më në fazën e monitorimit të plotë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.
Çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, praktikisht të dy grupkapitjve shumë të rëndësishëm duke nisur që nga themeloret që janë grupi i grupeve dhe pastaj edhe marrëdhëniet me jashtë. Është me rëndësi të theksoj këtu diçka që e keni dëgjuar, që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia do ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, me qindra e qindra punonjës të administratës, nuk do kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me screening.


