Deputeti socialist Damian Gjiknuri e quan “arritje të një objektivi historik” votimin në Kuvend të ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Ndërkohë, deputetët e tjerë po hedhin votën në kutinë e votimit për ndryshimet në Kod, që përfshin hapjen e listave, koalicionet, pragun 1% etj.
“Arritëm një objektiv historik falë dhe presionit që erdhi nga shumë aktorë politikë në sallë për hapjen e listave dhe që shqiptarët të votojnë kandidatin e tyre. Hapja e listave të partive solli dhe do të sillte dhe ndryshimin e mënyrës sesi do të reshtoheshin partitë brendda një sistemi zgjedhor. Pra hapëm listat por mbyllëm mundësinë e kandidimit të disa partive brenda një sistemi.
Partitë dhe koalicionet do kandidojnë me një listë të përbashkët të cilët e bëjnë vetë. Por jo me koalicione ku të futen me parti të voga për të përfituar. A është hapja në përputheje me kushtetutën dhe a është kjo hapja reale?
Kushtetuta thotë: Zgjedhësi voton për partinë dhe individin në listë. Elektorati për herë të parë ka një mundësi, me votën e tij të ndryshojë renditjen që vendos partia. Dhe kjo është vota preferenciale”, tha Gjiknuri.
Socialisti kishte dhe një mesazh për partitë e vogla. “Me propozimet që u bën nga opozita parlamentare, u arrit vënia e pragut elektoral 1% që i jep mundësi cdo partie reale, reale dhe jo parti që vendosin vetëm emrat në letër. S’ka më, një parti që nuk merr 1% të votave nuk ka të drejtë të marrë më financim publik. I vogli bëhet i madh kur provon vteten. Futuni në zgjedhje dhe provoni veten”, përmbylli Damian Gjiknuri.


