• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KODI I PROCEDURES/ Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Unionit të Prokurorëve. Nuk u arrit…
Home
Aktualitet
Drejtësi

KODI I PROCEDURES/ Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Unionit të Prokurorëve. Nuk u arrit…

17 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot ankimimin e Unionit të Prokurorëve për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Ankimimi i Unionit u rrëzua pasi nuk u arrit kuorumi. Që të pranohej kërkesa e Unionit të Prokurorëve nevojiteshin 5 vota, por trupa gjykuese votoi me 4 anëtarë pro dhe 3 kundër.

Në 2 gusht 2017 Unioni i Prokurorëve bëri ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër Kodit të Ri Penal që hyri në fuqi më 1 gusht, duke kërkuar shfuqizimin e të paktën 20 neneve që cenojnë sipas tyre, pozicionin kushtetues të prokurorisë.

Lidhur me këtë ankimim, përfaqësues të Unionit të prokurorëve kanë thënë se “kërkesa për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr 35/2017 “Për disa ndryshime të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar ka si qëllim të vetëm të mbrojë organin e prokurorisë si një organ i pavarur për të qenë në të njëjtën linje me qëllimin e reformës në drejtësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Sipas burimeve të njëjta, ndryshimet ne Kodin e Procedurës Penale për të kontrolluar gjithë vendimmarrjen e prokurorisë nga gjyqtarët e seancës paraprake me siguri që do sjellin pashmangshmërisht
zvarritje të tejskajshme të procedimeve penale, uljen e fuqisë së prokurorisë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbehjen e fuqisë së prokurorisë speciale SPAK.

“Kërkesa për të shpallur antikushtetues disa nene të Kodin të Procedurës Penale vjen si një kërkesë emergjente për të mbrojtur pavarësinë e prokurorisë si një organ që do të ketë në të ardhmen peshën kryesore kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit”, bënë me dije më tej prokurorët.

Sipas tyre, çdo interpretim i ndryshëm në lidhje me ankimin që është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, është vetëm, më së paku një keqinformim për opinionin publik.

“Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar në çdo hap përpjekjet politike për reformën në drejtësi por kjo kërkesë drejtuar gjykatës Kushtetuese nuk cenon aspak reformën duke synuar vetëm dhe vetëm siç u theksua edhe më lart “moscenimin e rregullimit kushtetues për prokurorinë për të qenë në lartësinë e pritshmërive në kuadër të reformës në drejtësi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Nuk e kishim parë kurrë kështu! Një boksiere seksi si Eni Koçi!
Previous article Juan Mata: Manchester United do ta zërë Manchester Cityn në garë për titull

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Aktualitet

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT