• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOALICIONI BERISHA-META, SHTËPI QË FUT UJË”/ Klosi: Fitojmë të gjitha bashkitë, demokratët luftë për…
Home
Politikë

“KOALICIONI BERISHA-META, SHTËPI QË FUT UJË”/ Klosi: Fitojmë të gjitha bashkitë, demokratët luftë për…

2 February, 2022 Delo.autor Politikë

Partia Socialiste në zgjedhjet e pjesshme vendore është e qartë që do t’i fitojë të gjashta Bashkitë, ndërsa nuk i trembet aspak kundërshtarëve opozitarë. Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi tha në Report Tv se po përgatiten fort që të fitojnë edhe 61 bashkitë në zgjedhjet e 2023.

“Nuk mund të shkojnë në garë vetëm se çfarë do ndodhë me kundërshtarët. Objektivat i kemi 100% jo vetëm në 6 mars, por edhe në zgjedhjet e tjera do garojmë fort në 61 bashkitë. Kemi filluar të përgatitemi për zgjedhjet pas 1 viti dhe ky është çelësi i suksesit. Ne jemi forcë e madhe dhe nuk kemi luksin që të tolerojmë. Unë i kam dëgjuar kolegët e opozitës thonë se do rrëzojnë regjimin, kjo nuk është një garë për Edi Ramën. Para pak muajsh opozita e kuptoi që është në minorancë e gjitha sëbashku”, tha Klosi në Report Tv.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Klosi tha se 6 marsi do të jetë një fushatë që do të fokusohet tek kandidati, me një program lokal që do t’i dedikohet të gjitha problematikave në të gjitha Bashkitë. Klosi thotë se PS ka projekte për zhvillim e këtyre bashkive, duke veçar Durrësin me rindërtimin dhe Portin e Durrësit, Dibrën me Rrugën e Arbrit, etj. Klosi thotë se përçarja e opozitës do të avantazhojë kandidatët e Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

“Është një garë lokale me një program lokal, me problematika lokale. Në këto bashki ne kemi projekte shumë të forta, si në Durrës, rindërtimi, porti i Durrësit dhe kjo ka nevojë që të ketë një bashkëqeverisje të fortë lokale dhe atë qendrore. Në Dibër kemi përfundimin  e Rrugës së Arbrit, në Lushnjë kemi një nga zonat rurale më të zhvilluara të vendit. Gara do jetë shumë specifike. Përçarja  e opozitës i jep avantazh kandidatëve të një forcë politike, çarja e opozitës i jep avantazh atyre që ka përballë”, u shpreh Klosi.

Përçarja e opozitës, sipas Klosit do të bëjë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha të luftojnë për vendin e dytë, ndërsa thekson se fakti që bëjnë opozitë të brendshme tregon që e kanë humbur betejën me PS.

“Kundërshtarët e djathtë do përplasen me njëri-tjetrin që të zënë vendin e dytë. Ne kemi vetëm 31 ditë nga sot, akoma s’janë kandidatët, kur do dalin këta njerëz. Është një proces që në këto zgjedhje ka nevojë për shumë dinamizëm. Gara e tyre e brendshme nuk i bën fare mirë. Për ne gara do jetë që t’i mundim gjithë sëbashku. Si grupohen është e parëndësishëm për këtë forcë politike, është humbje kohe që të gjëmojmë logjikën që ndjekin opozitarët tanë. Edhe në ketë rast, fakti që do humbin i bën që të bëjnë këto lojëra. Fakti që bëjnë konkurrencë të brendshme e tregon që e kanë humbur betejën me PS”, tha ai.

Klosi pati edhe një koment për koalicionin mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sali Berishës.

“Zero interes, vështirë të ngresh një shtëpi me themele që çedojën dhe marrin ujë nga të gjitha drejtimet”, tha Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIHEM E KËRCËNUAR NGA MAMAJA IME"/ 12 vjeçarja ankohet: Unë nuk shkoj dot fizikisht në shkollë
Previous article "JAM VETËM"/ Habit Ronela Hajati: Askujt nuk i intereson për mua

Delo.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT