Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se kriza e sotme politike nuk është e re por forma tjetër e një krize të dy viteve më parë siç është çadra.
Opozita ka veshur jelekët e verdhë të grupeve që krijohen për tu bërë vizibël por jo e partive dhe kërcënon njësoj si atëherë. Ndryshimi është fakti që jemi në kushtet kur ka një vendosmëri për ti shkuar deri në fund një rruge qorre që është vetvrasje politike.
Thirrjeve për dialog i vjen e njëjta përgjigje standarde.


