• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Klodiana Shala me deklarata të forta: Unë nuk jam me PS, por ama Veliajt i shkruajta për këtë hall dje (VIDEO)
Home
Showbiz

Klodiana Shala me deklarata të forta: Unë nuk jam me PS, por ama Veliajt i shkruajta për këtë hall dje (VIDEO)

11 January, 2018 g.autor Lifestyle, Showbiz

Sportistja Klodiana Shala, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, deklaroi se i ka kërkuar një nder kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Edhe pse nuk është simpatizante e Partisë Socialiste, sikurse pohoi dhe vetë, Klodiana Shala i ka kërkuar Veliajt që t’u mundësojë strehim dy sportistëve të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Bëhet fjalë për sportistët Seit Prizreni dhe Genc Lugjaj.

“Unë dihet që nuk jam me Partinë Socialiste. Dhe mbrëmë i kam shkruajtur Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i kam thënë unë dua dy shtëpi për dy sportistë. Njëri që është nënkampion bote në mundje Seit Prizreni dhe tjetri që është Genc Lugjaj, kampion prej 25 vitesh që është duke i rënë çatia të shkretit dhe një fukarallëk i paparë. Sepse dihet, ne sportistët nuk është se jemi vlerësuar kurrë.

Dhe më ka shkruajtur dhe më ka thënë “Klod, të kam shumë xhan dhe të pres”. Dhe i thashë sapo të mbaroj te Rudina do vij tek ty, por do vij bashkë me personat dhe dua çelësat. Se përndryshe, i kam thënë, do dal prapë te Rudina dhe do them që t’i nuk e ke bërë këtë gjë”, u shpreh sportistja e njohur.

Klodiana Shala foli edhe për pasionin e saj të fshehtë, që është të ridizejnojë mobiljet e shtëpisë. Ajo punon vet drurin, për të cilin thotë se e bën me pasion dhe dashuri.

“Një shtëpi dua ta bëj ashtu siç kam dëshirën time, qejfin tim dhe thashë të gjitha gjërat e shtëpisë do t’i bëj këtu. Mua më pëlqen të ndryshoj perdet, tapetin, kolltuqet. Po në pamundësi për të ndryshuar kolltuqet, sepse dihet që nuk jemi në atë stad, ndërroj copën. Heq një krah, e spostojmë krahun dhe duket sikur ke bërë diçka të re, ndërkohë është ajo e vjetra. Dhe pse ne duhet t’i hedhim gjërat? Abolutisht neve i mbajmë, por i sistemojmë dhe i rregullojmë vet”, thotë Klodiana.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq.

Përmes një video-mesazhi, Albert Dumani e falenderoi Klodiana Shalën për këshillat që i kishte dhënë kur stërvitej në palestrën e saj.

“Përshëndetje shpirto, meqënëse ne kështu i themi njëri-tjetrit. Unë të falenderoj shumë, të uroj gjithë të mirat, kampione ke qenë, kampione do mbetesh. Orët me ty në palestër kanë qenë frytdhënëse, kanë qenë të bukura dhe me shumë qejf. Unë i kam shijuar pa fund ato orë që kaloja tek palestra jote, dhe sidomos për orët që bënim tek orët e tiareksit. Të përqafoj fort”, ishte Albert Dumanit, drejtorit të Programacionit në Tv Klan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alarm te Dortmund, 9 futbollistë përfundojnë në spital
Previous article Sherr masiv në një restorant në Itali, të përfshirë shqiptarë, vendas e rumunë. Arsyeja shokuese

g.autor

Postime të ngjashme

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT