Ish partneri i shqiptares, e cila ka plagosur me armë zjarri ish bashkëjetuesin e saj është shprehur se artistja Klodiana Çela është një person problematik, ku sjellja e saj shpesh ka bërë që ai ta denonconte.
Në dëshminë e tij, ai është shprehur se në fund të vitit 2016 është njohur me shqiptaren e cila në atë periudhë kishte humbur kujdestarinë e vajzës së saj 13 vjeçare.
“Fatkeqësisht, Klodiana është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë i kam qëndruar shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit, pas kërkesës që babai i vajzës së saj kishte paraqitur për kujdestarinë e fëmijës. Që atëherë gjendja e saj psikologjike u rëndua më shumë, madje është kthyer kundër dhe në mënyrë impulsive dhe ndaj meje e njerëzve të tjerë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai është shprehur se kush i thoshte diçka kundër e pësonte dhe hidhej në gjyq.
“Ajo hodhi në gjyq gjithë botën, policinë, babain e vajzës, gruan e tij, mua, nënën, motrën, të gjithë. Ajo mendoi se ne të gjithë kemi punuar së bashku për të ngrënë pronën e saj. Ajo kishte një sjellje që kalonte çdo kufi”, është shprehur ndër të tjera ai.
“Klodiana është shtruar në spital në mënyrë


