Opozita vijoi me vargun e protestave para Kuvendit për të rrëzuar kryeministrin Rama, ndërkohë që ky i fundit vijoi i qetë seancën plenare të radhës.
Protesta e sotme, jo vetëm që kishte më pak protestues se zakonisht por edhe mungesa e liderit të opozitës, Lulzim Basha u kthye në faktor kryesor.
Ndërkohë që nga njëra anë Paloka, Noka e Bardhi po zgjdhnin “ngërçin” e lidershipit, ish deputeti Klevis Balliu kishte marr një detyrë dhe plani ishte ta çonte deri në fund.
Atë të një skenari dhune.
Prej fillimit të protestës ai u pa teksa mblidhte militantët, më pas arriti para kordonit të policisë ku ishte pikërisht ai që filloi përplasjet, deri në fund tek raportimi I situatës Monika Kryemadhit meqë lideri i partisë së tij mungonte.
E kemi parë shpeshherë agresiv në protesta, ndonëse shumë pak në artikulime.
I kthyer në një “kamikaz” Klevisi ka qënë gjithnjë në rresht të parë si “gati tu” për dhunë, por rrallëherë të flasë në Kuvend e aq më tepër të mbaj ndonjë fjalim apo replikë që vlen ti rikthehesh apo qoftë edhe ta mbash mend.
Nuk është habi që karriera politike të ndërtohet mbi një profil të tillë, pasi para tij ka qënë të shumtë dhe e sigurt është që edhe pas tij do të ketë.
Shembujt i ka fare pranë, atë të Flamur Nokës si një ish polic I kthyer shpeshherë si truproja personale e Sali Berishës dhe Edi Palokës I njohur tanimë si “ai që i hodhi bojë Ramës” dhe për statuset e tij ku më shumë ofendon sesa sqaron për mbështetësit.
Klevis Balliu prej kohësh shihet çdo pasdite pranë banorëve të Astirit. Kjo kaozë tanimë duket se I është besuar atij e pak rëndësi ka nëse ai po bën diçka për këtë.
E vetmja gjë që duket të vlejë në fund, është fakti se kur banorët e “Unazës së re” të jenë në protestë e të shohin “dritën” e tyre, Klevis Balliun t’ia bëjë me shenjë, ata të veprojnë pasi kështu e do…partia?!
Përgatiti: AlpeNews.al






