• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Klement Balili nga arratia FITON përballjen me policinë, Gjykata RRËZON urdhrin e Çakos
Home
Aktualitet
Drejtësi

Klement Balili nga arratia FITON përballjen me policinë, Gjykata RRËZON urdhrin e Çakos

29 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Policia e Shtetit humb sërish gjyqin me kompanitë e sigurisë në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit, personit të kërkuar nga drejtësua shqiptare e greke si pjesë e grupit kriminal të narkotrafikut.

Report Tv ka siguruar vendimin e Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë ku pak javë më parë është vendosur mospranimi i rekursit nga policia duke lënë në fuqi vendimin që pezullonte vendimmarrjen e Haki Çakos për heqje të licencave për kompanitë private të sigurisë në pronësi të familjes Balili.

Policia e shtetit bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkoi që vendimi i dhënë më parë nga Gjykata Administrative e shkallës së parë në favor të kompanive SHPSF BALILI-CO SH.P.K., SHPSF SB-SCURITY SH.P.K. dhe BASHKIM BALILI e SELIM BALILIt të rrëzohej. Por ky rekurs nuk u pranuar duke lënë në fuqi vendimin e datës 06.02.2018 të dhënë nga Gjykata Administrative, vendim i cili pezulloi urdhërin e ish-Drejtuesit të Policisë Haki Çako për heqjen e licencave këtyre kompanive.

Kompanitë e mësipërme rezultojnë se operojnë në fushën e sigurisë private dhe kanë në ruajtje një sërë objektesh duke përfituar para dhe nga tenderat publik duke ruajtur dhe institucione si prokuroria apo objekte të rëndësisë së veçantë.

Ky vendim që ka rrëzuar rekursin e Policisë së Shtetit është marrë në cilësinë e kryesuesit nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori dhe anëtarë Admir Thanza, Artan Zeneli, Ardian Dvorani dhe Medi Bici.

Ndërkohë Klement Balili prej më shumë se një viti është në kërkim nga policia shqiptare dhe ajo greke pasi është personi i dyshuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Akuzë të cilën vetë Balili e mohoi pak ditë pas letërporosive për arrestimit të tij dhe nga ajo kohë ish kreu i transporteve në Sarandë ska asnjë dalje publike dhe është i kërkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GËZOHEN te Barcelona/ Katalanasit po transferojnë një top-mesfushor nga Anglia
Previous article Topalli pas miratimit të statutit: Si i mban një sallë me 2500 karrike, 7000 delegatë? Lulzim, hipi avionit e ik në Holandë

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT