• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KLAUDIA MALAJ/ “Një popull pa rom, është një popull pa liri!”
Home
Blog

KLAUDIA MALAJ/ “Një popull pa rom, është një popull pa liri!”

27 December, 2017 Redaktor2 Blog

Ngjyra e lëkurës është një veshje të cilën fatkeqësisht nuk kemi zgjedhur ne ta mbajmë. Është e vetmja veshje të cilën nuk do ta heqim kurrë nga trupi. Do të jetë me ne kudo, në udhëtime, në gjumë, në shkollë, në punë, në shtëpi, kudo ku ti do të shkelësh do e mbash me vete.

Është fatkeqësi për ata që nuk të njohin ty. Nuk tentojnë as të njohin botën tënde. Nuk dinë as jetesën tënde. Ndaj vogëlush mos u trishto kur të përzënë. Kur të venë shkelmin. Mbase jemi pak mizorë, egoist, racistë si shoqëri. Eh, përveç lëkurës kemi edhe diferenca të tjera të tjera vogëlush, që ti i mëson sapo bën daljen tënde të parë në rrugë. Mos u trishto të lutem.

Nuk të duan vogëlush se je Rom. Kuptoje! Gjithmonë do të të shohin me përçmim, edhe pse ti ke shumë dëshirë të kesh shokë e shoqe. Edhe pse ti ke shumë nga vetja jote për të thënë.

Është i trishtë fakti që nuk ke mundësi të marrësh edukatë, sepse edhe në shkollë të përçmojnë. Mbase jo me zë të lartë, por zemra jote e ndjen që nuk të duan pranë. Dhe ti ikën lë arsimin, këtu i bën dëm vetes, edhe pse kujton se shpëton.

Ti i dashur vogëlush nuk ankohesh kurrë pse buka jote është thatë, qoftë edhe pa vaj. Ti nuk ankohesh kurrë pse flenë në të njëjtën “dhomë” (me mamin, babin dhe motrat e vëllezërit e  tjerë) të improvizuar me drunj e batanije, që janë në vend të mureve, dhe e gjithë lagështia hyn brenda. Ti nuk di të ankohesh pse për dysheme ke kartonë dhe një batanije. Edhe pse gurët e tokës të vrasin kur flenë prapë nuk ankohesh. Ti nuk ankohesh kurrë pse pantallonat i ke të palara dhe të grisura. Po kështu edhe bluza, edhe çorapet, edhe gjithçka ti mban në trup. Madje ecën krenar dhe kokë lartë. Ti nuk ankohesh kurrë pse nuk ke mundësi të lahesh me ujë të ngrohtë. Nuk ankohesh dhe nuk i njeh lodrat për të luajtur. Nuk ankohesh pse nuk i ke parë kurrë në televizorë filmat vizatimorë.

Ti je i fortë vogëlush, edhe pse kurrë nuk more një përkëdhelje nga një person jashtë familjes.

Është e trisht ta shohësh jetën tënde për pak minuta nga jashtë. Kushedi si ndjehesh ti që e jeton përditë. Po, vogëlush, unë kam pyetur një si ty, se si është jeta e tij, dhe e di si më tha: “E bukur”, dhe sytë i ndrinin. Nuk ishte aspak e bukur për sytë e mijë të shihja jetesën e tij për pak çaste.

Vogëlush, mos u trishto se je Rom. Ti je i fort dhe gjithmonë do ja dalësh.

(Marrë shkas nga kjo video ku fëmijët romë trajtohen më format më ç’njerëzore të mundshme nga fatorino në Durrës. Edhe pse e dimë që janë të zhurmshëm dhe pa edukat, në të tilla raste tregohemi ne pa edukatë kur nuk dimë të sillemi me ta. TURP)/AlpeNews.al

https://alpenews.al/wp-content/uploads/2017/12/1123946.mp4

 

 

 

  • Tags
  • Klaudia Malaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Largimi nga PAOK-u, vjen oferta e parë për Ergys Kaçen
Previous article SONDAZHI I SEKSIT/ Femrat sapo zbuluan diçka të padëgjuar për meshkujt dhe lojërat në shtrat

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT