Prokuroria në Belgjikë ka dhene pretencen per anetaret e bandes shqiptare te arrestuar per trafikun klandestin ne Angli te qindra emigrateve te interesuar, kundrejt shumave te majme.
Mediat belge shkruajne se kreu i kësaj bande eshte Alket Dauti, i vene tashme ne pranga ne Londer. Prokuroria kerkon 10 vjet burg, kurse shoferet dhe pjesetaret e tjere te bandes rrezikojne nga 30 muaj deri në 7 vjet burg. Nderkohe qe krahas denimit me burg kerkohet edhe pagesa e nje gjobe me 3 milionë euro.
Sipas akuzes banda rekrutonte shoferë kamioni qe do te benin transportin ne kushte cnjerezore per emigrantet. Ishin te ndara edhe llojet e vendeve ku do te strehoheshin emigrantet ne varesi te parave qe dp te jepnin.
Keshtu, nese do te rrije ne kabinën e kamionit duhej të paguaje 13 mijë paund, kurse ne pjesen e pasme deri ne 8 mijë paund. Akuza ka deklaruar se vetem ne nje vit kjo bande kishte trafikuar 90 emigrantë, madje edhe fëmijë 2 muajsh. Nderkohe qe shuma e fitimit ishte 910 mijë euro.



