Mes atyre që kanë reaguar ndaj shkrimit të Andi Bushatit për revolucion në Kosovë nga militantët e Vetëvendosjes, është edhe Berat Buzhala.
Sipas tij, kjo thirrje është keqdashëse.
“Nuk ishin deshte vellezerit tane ne Shqiperi me kerku revolucion dhe rrebelim ne Kosove, kur ne vendin e tyre e kane ne pushtet nje njeri i cili qe dy mandate gradualisht e ka imponu nje autokraci te llojit te vet.
Kosova nuk duhet me u shnderru ne teater per eksperimente te tilla revolucionare, sepse ne kemi deshmu qe kemi institucione te pavaruara gjyqesore, sic eshte Gjykata Kushtetuese, ku palet i adresojne vrejtjet e tyre.
Pushteti me dhune nuk mund te mirret ne Kosove, aq me teper kur ne taborrin tjeter gjenden me shume se dy te tretat e deputeteve.
Kjo i bie sikur gazetaret e Arabise Saudite me kerku revolucion ne Egjipt ne emer te demokracise. Po duket pak keqdashese”, shkruan Buzhala.
(TemA)


