• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KJO NA NDIHMOI TË KUPTONIM…”/ Teknologjia e realitetit virtual dhe operacionet në trurin e fëmijëve
Home
Jetë

“KJO NA NDIHMOI TË KUPTONIM…”/ Teknologjia e realitetit virtual dhe operacionet në trurin e fëmijëve

1 June, 2020 s.autor Jetë

Spitali i Stanfordit për Fëmijët është duke përdorur pajisjet e Realitetit Virtual për të ekzaminuar trurin e fëmijëve para ndërhyrjeve të mëdha neurokirurgjike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell sjellë hollësitë. Kontrollimi i trurit përmes pajisjeve të realitetit virtual tingëllon si një ide fantastiko-shkencore, por kjo është bërë realitet në Spitalin e Stanfordit për Fëmijët, falë një teknologjie të re të quajtur Teatri Kirurgjik.

Neurokirurgët e përdorin atë për të praktikuar para operacioneve të mëdha, dhe para pacientëve për të kuptuar më mirë trajtimin e tyre. “Rreth 18 muaj më parë, Aleksi filloi të përjetonte kriza të papritura epileptike. Ne erdhëm këtu për trajtim, ai u operua nga Dr. Grant dhe ne jemi të lumtur që tani ai është shumë mirë”, tha Jorge Borbolla, babai i Aleksit. Dr. Grant dhe kolegët e tij përdorin teknologjinë e re, Teatri Kirurgjik, për trajnim para dhe gjatë operacioneve të mëdha.

“Me të vërtetë u desh një teknologji si Teatri Kirurgjik për të bërë të mundur skanimin tredimensional të zonave operuese të pacientëve dhe studimin e tyre më të hollësishëm”, tha Dr. Gerald Grant, neurokirurg pediatrik në Spitalin e Stanfordit për Fëmjët. Një teknik i teknologjisë Teatri Kirurgjik, punon në spital për të shndërruar skanimet e ndryshme mjekësore në një përvojë të realitetit virtual. “Unë mund të futem në këto skanime dhe mund të ngjyros këto pjesë të plagës. Ky proces e bën shumë më të qartë imazhin”, thotë Tatiana Jansen, drejtuese e programit të realitetit virtual. “Kjo na ndihmoi ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte, ku do të vendoseshin elektrodat dhe se si dukej truri në realitet”, tha Jorge Borbolla, babai i Aleksit. Teknologjia e realitetit virtual, po i bën operacionet reale më të lehta për fëmijët, familjet e tyre dhe mjekët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS PASTRIMI I INERTEVE NË SHIJAK.../ Rama: Këtë javë çelet fondi i dëmshpërblimit prej 70 milionë dollarë për qytetarët
Previous article PAS HAPJES SË KUFIJVE TOKSORË/ Në 15 qershor nisin fluturimet e para drejt Vienës

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT