• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KJO KASANDËR…”/ Balla: Të hetohet për VIDEON që ka shpërndarë sot ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri
Home
Politikë

“KJO KASANDËR…”/ Balla: Të hetohet për VIDEON që ka shpërndarë sot ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri

15 August, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

“Kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re të përhapjes së panikut ekonomik dhe social”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me videon e shpërndarë nga  ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri, e cila shprehet se në ‘shëndetësinë falas’ të Edi Ramës, shqiptarët blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët’.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se gjatë këtyre 6 muajve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me shpifjet, baltën dhe panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes.

Sipas Ballës, kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

“Kjo “kasandër” ka publikuar sot një video-montazh, përmbajtja e së cilës duhet hetuar menjëherë nga organet ligjzbatuese, sepse në të shfaqen veprime të paligjshme. Hetimi duhet të jetë i shpejtë”, shkruan Balla.

Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm. Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve teegojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët. Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja. Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje. 👇

Gepostet von Orjola Pampuri am Samstag, 15. August 2020

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gjatë këtyre 6 muajve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me shpifjet, baltën dhe panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes:

❌në fillim kundërshtonin përdorimin e mjeteve të komunikimit në apelin për të qëndruar në shtëpi e ruajtur higjienën. Konferenca për shtyp nga divani e postime pafund pse Kryeministri u kërkon njërëzve qëndroni në shtëpi e pse u thotë lani duart;

❌më pas filloi histeria e testeve masive, e që u rrëzua nga OBSH;

❌vetëasgjesimi i çdo norme njerëzore brenda opozitës rrugore vijoi me akuza për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë;

❌ kur Qeveria filloi lehtësimin e masave shtërnguese por me kujdesin e domosdoshëmpak nga pak, nga opozita vinin klithmat pse vazhdon gjendja e jashtëzakonshme.

Një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një politikë inati. Inat me kë? Me njerëzit, apo stafet mjekësore?

Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

Eshtë një ish-deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në pubik vetëm si “kasandër”.

E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vdekur njerëz me shëndet të plotë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjatë epidemisë, si lajmëtare vdekjesh dhe vuajtjesh të mëdha.

Kjo “kasandër” ka publikuar sot një video-montazh, përmbajtja e së cilës duhet hetuar menjëherë nga organet ligjzbatuese, sepse në të shfaqen veprime të paligjshme. Hetimi duhet të jetë i shpejtë.

Askush nuk duhet ta përdorë këtë flamë të paparë si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët, infermieret dhe stafet e tjera shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË SHAKA"/ Mjeku apelon: Ata që jepnin mend se virusi nuk ekziston. Kur COVID u hyri në shtëpi, heshtën dhe…
Previous article SITUATA NË KUFIRIN GREK/ Haki Çako mbërrin në Kakavijë shpërndan ushqime dhe ujë për qytetarët

Delo.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT