Kryeministri Edi Rama pas takimit me komisionerin e BE-së për menaxhimin e krizave, ka shkuar në disa nga zonat e prekura me këtë të fundit, për të parë nga afër situatën.
Gjatë takimit me banorët e dëmtuar, një prej tyre, duke iu referuar një godine, tha se ao është ndërtuar në kohën e Berishës.
“Se mos erdhi Sala këtu me kazmë me e bërë, leri këto histori”, iu përgjigj Rama, banorit.
Ndërsa gjatë një debati me një banore tjetër, Rama i tha se nuk është ai eksperti për të vlerësuar dëmet.
Rama: O zemër lere punën e ekspertëve.
Banorja: Ka mundësi të vini ta shikoni?
Rama: Jo, se nuk jam ekspertet.
Banorja: Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi.
Rama: E di, por tërmeti erdhi pa na pyetur
Banorja: Unë nuk po them se e keni fajin ju.
Rama: Po të ishte ashtu ishte kollaj, se ikja unë edhe zgjidhjej kjo punë.
Banorja: Dëmin e kemi shumë të madh.
Rama: O zemër kjo nuk është çështja jote, mua më intereson që natën të mos e kaloni jashtë. Ku ndenjët mbrëmë?
Banorja: Te vëllai
Rama: Atje rri deri kur të vijnë ekspertët, që të vendosin nëse bëhet apo jo
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Durrës, shkolla “Neim Babameto” – Me Komisionerin Europian, Janez Lenarčič, për të parë nga afër pika të goditura prej tërmetit🇦🇱🤝🇪🇺https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 5. Dezember 2019


