• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KISMETIT NUK I DIHET ANJËHERË”/ Burgu i bën thirrje Nikola Gruevskit
Home
Rajon

“KISMETIT NUK I DIHET ANJËHERË”/ Burgu i bën thirrje Nikola Gruevskit

27 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski i është kërkuar të paraqitet në burg më 8 nëntor për të kryer dënimin e tij me dy vjet e gjysmë burg për blerjen e paligjshme të një Mercedesi luksoz.

Gjykata Penale në Shkup konfirmoi të premten se i ka dorëzuar një “akt referimi”  ish-kryeministrit Nikola Gruevski, duke thënë se ai duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg më 8 nëntor në burgun e Shuto Orizarit pranë Shkupit, shkruan BIRN, përcjell Albinfo,ch.

Gjykata në një deklaratë për shtyp tha se një korrier dje i dorëzoi aktin Gruevskit personalisht, ndërsa ai ishte përpara gjykatës për një tjetër gjyq, “pas një përpjekjeje të mëparshme të pasuksesshme për ta dorëzuar atë në një adresë shtëpie”.

Më 5 tetor, Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me dy vjet burg të Gruevskit në rastin e koduar “Tanku”, ku ai u gjet fajtor për blerjen e fshehtë të një Mercedesi 580,000 euro në vitin 2012 nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska, të cilin ai planifikonte ta përdorte për qëllimet e tij.

Gjykata Penale fillimisht e dënoi Gruevskin në vendimin e saj të shkallës së parë në maj.

Në të njëjtin rast, Gjykata e Apelit reduktoi dënimin e një të pandehuri tjetër, ish-ndihmësministri i brendshëm Gjoko Popovski, nga gjashtë vjet e gjysmë në katër vjet e gjysmë burg.

Jankuloska u dënua me gjashtë vjet burg më parë këtë muaj në një gjyq të kryer më vete për shkak të shtatzënisë së saj. Ajo ka të drejtë ta apelojë vendimin e shkallës së pare, shkruan BIRN, përcjell Albinfo.ch.

Gruevski ka këmbëngulur se ky dhe rastet e tjera gjyqësore që janë ende në proces e sipër kundër tij ishin një strukturë politike e sajuar nga qeveria e re e udhëhequr nga Social Demokratët, SDSM.

Ai qe kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2016. Partia e tij e djathtë VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të gjatë politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për imponim të sundimit autoritar dhe përfshirje në korrupsion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Ja lojtarët që kanë shënuar për të dy skuadrat në "El Clasico"
Previous article “DOSJA RRINTE PREJ MUAJSH PA ASNJË VEPRIM”/ Zëdhënësi i Prokurorisë flet për dosjen 339: Gjithkush mund ta gjykojë që…

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT