Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.
Loka ka kaluar me sukses vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Edhe pse KJV ka zbuluar se Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit, është konfirmuar në detyrë.
Ai e kishte fshehur të kaluarën para trupës gjykuese të KJV.
Ditën e sotme Loka është paraqitur para KJV i vetëm, pa avokat.


