• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KISHTE PLANIFIKUAR TË VRISTE 8 PERSONA”/ Karamuço tregon ‘skedën’ e Dan Hutrës: Dyshohet edhe si…
Home
Breaking News

“KISHTE PLANIFIKUAR TË VRISTE 8 PERSONA”/ Karamuço tregon ‘skedën’ e Dan Hutrës: Dyshohet edhe si…

7 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV tregoi detaje të reja në lidhje me Dan Hutrën, autorin e vrasjes së tre grave. Referuar informacioneve kriminale, ky person dyshohet edhe si vrasës me pagesë. Po ashtu ai u shpreh se Hutra punon për një organizatë transnacionale kriminale.

Karamuço tregoi gjithashtu se autori i masakrës nuk do ishte arrestuar nga policia nëse nuk do kishte shkuar në dyqan në zonën e Kombinatit.

“Ka një skedë shumë të zgjeruar në sistemet tona të informacionit kriminal. E para ky person ka dy tentativa për arratisjen nga burgjet, në njërin prej tyre ka organizuar bashkë me disa të tjerë dhe nga informacionet e policisë ky është pjesëtar i një organizate kriminel që një pjesë ndodhet në burg dhe një pjesë tjetër është jashtë burgut. Tjetër, dyshohet se është vrasës me pagesë dhe është pjesë ose punon për një organizatë transnacionale në Evropë. Këto janë nga sistemet, janë të rezervuar.

Nëse ky do kishte siguruar në makinë ushqim, ujë ky nuk do ishte kapur, nuk do kishte pasur kontakt me dyqanet në Kombinat. Policia me një ore e gjysmë vonesë nga momenti i ngjarjes së dytë dhe të tretë kur ka mbledhur pamjet filmike ka kuptuar se ishte i njëjti person sepse ka parë të njëjtën makinë, sepse deri atëherë mendohej se ngjarjet ishin të ndara.

Ky person nëse nuk do kishte kontaktuar me një dyqan nuk do ishte zbuluar vendndodhja e tij, do kishte pritur të ekzekutonte edhe personin e katër, do kishte djegur makinën , do ishte larguar me automjete të transportit publik në drejtim të veriut dhe do ishte hedhur matanë në Kosovë. Ky ishte plani për tu larguar”, u shpreh Karamuco.

Një tjetër detaj që dha Karamuço është fakti që ai kishte planifikuar të vriste 8 persona nëse nuk do të ishte arrestuar.

“Ka pasur një fat të madh policia, sepse kur është arrestuar armën nuk e kishte me vetë, e kishte lënë në makinë, sepse edhe mund të reagonte.

Edhe një element që nuk e kemi thënë, nëse ky do ta planifikonte sulmin natën ku do ishte me e lehtë do kishte gjetur më shumë persona në banesë, edhe meshkuj ata që kërkonte më shumë. Rezulton se nga të gjitha planet që mund të bënte ky person mund të kishte vrarë 8 veta, është e llogaritur të vriste  8 veta dhe frika e vetme ka qenë RENEA”, tha Karamuço.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ËSHTË MBAJTUR NË RESORT”/ Zhdukja e Ervis Martinaj, Klodiana Lala e zbulon: Një mesazh i ardhur nga Kolumbia…
Previous article HIDHINI NJË SY NËSE DHE JU I MENDONI/ Cilat janë fantazitë seksuale më të zakonshme te gratë?

F.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME KRIMIN/ 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë Aktualitet

DYSHOHET SE KANË LIDHJE ME KRIMIN/ 10 oficerëve të policisë iu hiqet certifikata e sigurisë

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve Aktualitet

PARA ME "THASË" NË ZYRËN E ISH-DREJTORESHËS NË POSTËN SHQIPTARE/ Çfarë zbuluan pamjet filmike për ‘zhdukjen’ e 69 milionë lekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT