Pak orë pasi presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në twitter shkruante se Xhamajka kishte njohur Kosovën, ministrja e jashtme e këtij shteti e mohoi.
“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, shkruante dje në një postim në Twitterin e saj Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson Smith ndërsa ri-poston statusin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të këtij shteti nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje.
Njohja e Kosovës nga shteti i Xhamajkës është përshëndetur edhe nga ministri i jashtëm në detyrë në Shqipëri, Gent Cakaj.
Pritet në orët në vazhdim të sqarohet më shumë e vërteta: E ka njohur apo jo Xhamajka pavarësinë e Kosovës.



