Policia e Sarandës ka finalizuar një operacion antidrogë duke arrestuar një 44-vjeçar.
Arben Nguli, 44 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Sarandë u arrestua pasi në vendin e quajtur “Qafa e hanit”, Sarandë, u kap në flagrancë duke udhëtuar me mjetin tip ”KIA”, në të cilin po transportonte 60.8 kg lëndë narkotike kanabisi.
Burime bëjnë me dije që Nguli kishte dhe një hotel në emrin e tij të quajtur “Beni Hostel”.
Sipas të njëjtave burime 44-vjeçari do shkonte në Qafë-Botë e më pas në Greqi. Me vete në makinë kishte dhe 2 ukrahinase për kamuflim në momentin kur u arrestua në fshatin Shkallë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.


