• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KISHTE LIDHJE TË FUQISHME…”/ Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, mediat e huaja: Ergys Dashi, një nga kokat e trafikut në Europë dhe Azi
Home
Breaking News

“KISHTE LIDHJE TË FUQISHME…”/ Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, mediat e huaja: Ergys Dashi, një nga kokat e trafikut në Europë dhe Azi

3 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat ekuadoriane vijojnë të kushtojnë vëmendje të veçantë ekzekutimit të shqiptarit Ergys Dashi në Guayaquil.

Çdo vrasje që kryhet ditëve të fundit në zonat e luftës së drogës ata e lidhin me shqiptarin dhe betejën mes trafikantëve nga Europa dhe vendet e Amerikës Latine, kryesisht Meksikos dhe Kolumbisë.

Ata e konsiderojnë shqiptarin e vrarë me 22 janar me kapot e trafikut të drogës në Ekuador.

Madje shkojnë edhe më tej kur grupin e trafikantëve nga Europa, që sipas tyre një prej njerëzve më të rëndësishëm kishte Ergys Dashin ta konsiderojnë me lidhje të fuqishme politike brenda dhe jashtë vendi, për sa kohë Dashi ishte një person pa asnjë precedent penal në Ekuador.

Mediat shkruajnë se Dashi kishte vetëm një precedent shumë vite më parë në Itali dhe pastaj ai lëvizte i lirë dhe pa asnjë ndalesë në të gjithë botën. Këtë fakt e shpjegojnë edhe me vendndodhjen e natës kur iu mor jeta nga breshëri plumbash në një prej restoranteve më të populluara në “Zonën 8”

ATENTAT I NGJASHËM

Dy ditë më parë bëhet me dije se një minoren, rreth 15 vjeç mori përsipër ekzekutimin e një 30-vjeçari. Ai kishte shkuar në vendin e atentatit me anë të një motoçikletë së cilës, sipas policisë lokale i jepte një burrë në moshë. I mituri ka zbritur nga motori, ka qëlluar mbi shënjestrën dhe më pas është larguar me mjetin dhe me drejtuesin e saj.

Por mediat vendase tregojnë se shënjestra e atentatit arriti të mbijetonte ndërkohë që policia iu vu pas motorit. Autori ka zbritur për tu fshehur nëpër banesë të pabanuara por dy efektivë policie që kanë qenë duke patrulluar në zonën e përplasjeve brutale mes grupeve të drogës e kanë kapur dhe e kanë prangosur ndërkohë që policia vendase ka bërë me dije se burri që drejtonte motorin është larguar dhe se nuk është bërë e mundur as të identifikohet pasi i mituri ka thënë se nuk e njihte.

Duke folur për rastin, prokuroria e Guayas ka thënë se konflikti në rajon e ka ngritur nivelin e dhunës deri në atë pikë sa në Guayaquil këtë muaj ka pasur më shumë se 70 krime.

Trafiku i drogës dhe vrasjet nuk janë e vetmja tregti e paligjshme që mafiet e disa vendeve të botës mund të kenë në Ekuador. Policia ka identifikuar disa anëtarë të bandës evropiane të përfshirë në pastrim parash, kontrabandë dhe huazime duke përfshirë në këtë bandë edhe rastin e Ergys Dashit, i vrarë në Guayaquil.

Ekzekutimi mafioz i shqiptarit ka bërë që autoritetet vendase të kërkojnë vëmendjen e Interpolit për të mbledhur informacion për çdo shtetas europian që shkel në tokën e tyre.

Sipas medieve, thuhet se nga të dhënat e këtij shërbimi të përbashkët ndërkombëtarësh të mësuar se shqiptari, Ergys Dashi, është një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Europë dhe Azi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NBA/ Davis nxjerr Lakers nga telashet, vijon kriza për Brooklyn
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Gjendet i ngrirë një person te “Zogu i Zi”

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT