Një 25-vjeçar i dyshuar si trafikant droge është arrestuar nga policia e Vlorës gjatë një operacioni ku janë sekuestruar municione luftarake, armë, mjete ujore dhe një sasi droge.
I arrestuari është shtetasi Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ”Mercury”, duke arrestuar 25-vjeçarin Muhametaj.
Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.
- 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi
- 3 motorra për mjete ujore me 300 kw fuqi,
- 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,
- 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra të tjera”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Prodhimi, shitja e narkotikëve”, dhe ”Kultivimi narkotikëve”, parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.
PAMJET VIDEO
VlorëFinalizohet operacioni policor i koduar ''Mercury''Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, motorra për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotikeArrestohet në flagrancë një 25 vjeçar si poseduesi i tyreSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ''Mercury'', ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:D.M, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:• 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.• 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi • 3 motorra për mjete ujore me 300 kw fuqi,• 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,• 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kontrabanda me mallra të tjera'', ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', ''Prodhimi, shitja e narkotikëve'', dhe ''Kultivimi narkotikëve'', parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, August 15, 2018


