Prej disa kohësh Aida Shtino ishte ‘’zhdukur’’ nga ekrani. Kujtojmë këtu se për disa vite me rradhë Shtino prezantoi emisionin “Njerëz të humbur”.
Ditën e djeshme, ajo u bë kryefjala e mediave, pasi u mësua se kishte vendosur të bëhej pjesë e politikës.
Kurse mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në emisionin ‘’Dritare me Rudinën’’, ajo ka thënë se ka hequr dorë nga prezantimi dhe se tani i është futur politikës.
Po ashtu ajo tha se si politikane do i shërbente më shumë njerëzve.
Gjithashtu ajo ka thënë se emsionin ia kanë mbyllur dhe se vendosi t’i futej politikës për t’i shërbyer më shumë njerëzve.
Më tej ajo ka thënë:
Emisionin e kisha dhe atë ma mbyllën. Tashmë njerëzit mund të më gjejnë në politikë. Kështu iu shërbej më tepër njerëzve.”
Sjellim në kujtesë se Shtino ka qenë kandidate për deputete në vitin 2013. Ajo garoi për here të parë me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun e Lezhës.
Ajo nuk arriti të fitojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 2013 dhe që pas asaj periudhe ajo nuk u shfaq më në politikë dhe as aktive në media.
Por së fundmi, Shtino është parë të dalë në krah të Mediut me Partinë Republikane, teksa ka “braktisur” kështu Idrizin dhe PDIU.