• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KISHTE FSHEHUR NË TRUP DHJETËRA DOZA KOKAINE/ Arrestohet 33-vjeçari në Dibër! Dy të tjerë në hetim se u gjendet dy armë gjahu pa leje në makinë
Home
Aktualitet
Kronikë

KISHTE FSHEHUR NË TRUP DHJETËRA DOZA KOKAINE/ Arrestohet 33-vjeçari në Dibër! Dy të tjerë në hetim se u gjendet dy armë gjahu pa leje në makinë

19 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ policia e Dibrës ka arrestuar një 33-vjeçar. Sipas policisë është vënë në pranga Alfred Gjoka, të cilit iu gjetën të fshehura në trup dhjetëra doza me kokainë.

‘Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, forcat e Posaçme Operacionale, forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Bulqizës, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A.Gj., ku i’u gjetën të fshehura në trup, dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të dozave të kokainës, shtetasi Alfred Gjoka, 33 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili do ti shiste dozat me lënde narkotike kokainë, në qytetin e Bulqizës.’- njofton policia.
Ndërkohë në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ u proceduan penalisht Liman Daci dhe Klodian Murati. Gjatë kontrollit të policisë në makinën m etë cilin po udhëtonin iu gjetën 2 armë gjuetie.Në Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpinim me strukturat Hetimore të DVP-së, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas (njëri nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi), lëviznin me armë gjahu, kanë organizuar punën për kapjen dhe ndalimin e tyre. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjetet që lëviznin të dyshuarit shtetasit L.D., dhe K.M., dhe gjatë kontrollit në mjetet e tyre u gjetën dy armë gjuetie, që i posedonin pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit L.D., 36 vjeç, banues në Durrës dhe K.M., 37 vjeç, banues në Tiranë. Dy armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.’- njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORËN ME FORCË NJË 18-VJEÇAR DHE E FUTËN ME FORCË NË AUTOMJET/ Dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim i treti
Previous article "FESTA KUQEZI"/ Kombëtarja shqiptare “bllokon” kryeqytetin, rrugët ku do kufizohet lëvizja nesër në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT