Një 29-vjeçare shqiptare është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj mëngjesin e sotëm në Itali.
Sipas disa dëshmitarëve, grindja ka filluar në rrugën Vlaudia Augusta, kur gruaja kishte dalë me foshnjen e saj disa muajshe në karrocë.
Pasi e goditi me thikë partneren e vet, shqiptari tentoi të largohej , por disa kalimtarë e bllokuan dhe e mbajtën atë derisa erdhi Policia.
Gruaja u dërgua me urgjencë në spital në Bolzano dhe iu nënshtrua një operacioni.
Sipas raporti të parë mjekësor, ajo nuk është në rrezik për jetën, por mbetet në gjendje të rëndë.
Agresori i saj, 41 vjeç, u arrestua nga Policia italiane.


