• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KISHTE BLERË GODINËN KU PUNONTE/ Rrobaqepësi nga Cërriku: Nuk kam marrë akoma certifikatën e…
Home
Sociale

KISHTE BLERË GODINËN KU PUNONTE/ Rrobaqepësi nga Cërriku: Nuk kam marrë akoma certifikatën e…

6 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Andrea Çela, banor i Mollasit në Cërrik, denoncon në “Stop” se prej vitesh ALUIZNI Elbasan i mban peng dosjen e pronës.

Dikur ka punuar rrobaqepës, gjë që i dha mundësinë të privatizojë godinën.

Në kohën e kaosit, godinës i bëri një shtesë dhe tani endet zyrave për legalizimin.

Gazetarja takoi përgjegjësin e ALUIZNI-t Elbasan, Andrea Begu, i cili tha se dosja e Çelës është në shqyrtim, por ai duhet të bëjë më parë një deklaratë prishjeje të objektit ekzistues, më pas do të pajiset me lejen e legalizimit.

Historia fillon nga viti 1991 dhe deri më sot. Bëhet fjalë për vitin ’91 kur godina ka qenë një ish-rrobaqepësi.

“Quhem Andrea Çela, banor i fshatit Mollas. I jam drejtuar emisionit “Stop” për një problem me drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan. Duke qenë rrobaqepës në fshatin Mollas me vite, kam filluar punë në vitin 1977. Nga kjo godinë që trashëgova nga kooperativa, e kam paguar me numër mandati, vendim nr.7 me datë 11.09.’96. Kontrata e shitjes është bërë në prani të punonjësve të komunës. Certifikata e objektit më ka dalë në datën 1 Shkurt 2002″.

Denoncuesi disponon edhe një vërtetim, që tregon se kjo pronë është e tij në të cilën shkruhen edhe kufizuesit ku thuhet se në perëndim të objektit rezulton shesh i lirë.

Dhe duke qenë se perëndimi rezultonte shesh i lirë, atëherë Andrea Çela ndërton një dhomë në katin e dytë. Më pas bën një aplikim te ALUIZNI i qytetit të Elbasanit.

Pas aplikimit të bërë vjen dhe përgjigja nga Drejtoria e Qarkut Elbasan e publikuar në një gazetë, ku në 580 emrat që marrin lejen e legalizimit në Elbasan, figuron edhe emri i Andrea Shyqyri Çela.

Nga ajo kohë deri më sot, për objektin në fjalë nuk rezulton leje legalizimi.

Për rastin e Andrea Çelës, “Stop” i është drejtuar ALUIZNI-t Elbasan ku kërkohet informacion nga përgjegjësi i sektorit të ALUIZNI-t Elbasan, Andrea Begu:

“Unë si përgjegjës sektori e kam shqyrtuar dosjen, zotëria ka një VKM të miratuar në vitin 2015. Në momentin që flasim dosja është në shqyrtim, është shqyrtuar nga ana e specialistëve. Zotërisë i është kërkuar një deklaratë prishjeje të objektit ekzistues në mënyrë që objekti të trajtohet konform procedurave të legalizimit në mënyrë të plotë dy kat social-ekonomik siç ka gjendjen faktike edhe sot. Është i lutur zotëria të na sjellë deklaratën në mënyrë që të konkludojmë edhe procedurat e mëtejshmë të legalizimit”, tha Begu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E sigurt/ Sulmuesi i Milan do të shkojë në La Liga tek klubi i...
Previous article Duket se po na "ngelin në derë"/ Kush janë vajzat beqare të showbizit që kanë ide të "çuditshme" rreth martesës

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT