• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KISHIN SHKUAR PËR STËRVITJE NË SHBA/ Vjenden të plagosur me armë zjarri tre komandot elitë të forcave holandeze
Home
Nderkombetare

KISHIN SHKUAR PËR STËRVITJE NË SHBA/ Vjenden të plagosur me armë zjarri tre komandot elitë të forcave holandeze

28 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Tre komando holandeze, të cilët ndodheshin në SHBA për stërvitje, janë qëlluar dhe plagosur jashtë një hoteli në qytetin e Indianapolis, teksa ishin jashtë detyrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale në një nga lagjet argëtuese të qytetit.

Policia e Indianapolis thotë se oficerët u gjetën të plagosur me armë zjarri nga qytetarët dhe më pas ata u dërguan për spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se njëri nga burrat ishte në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët ishin të vetëdijshëm.

Bëhet me dije se të tre ushtarakët, ishin anëtarë të Korpusit Komando, një nga njësitë e operacioneve speciale në forcat e armatosura të Holandës.

Të shtënat kanë ndodhur gjatë kohës së lirë para hotelit ku ata po qëndronin, shtoi ministria holandeze.

Policia lokale tha se besonte se kishte pasur një grindje të mëparshme mes tre ushtarakëve dhe një personi ose grupi tjetër.

Duke folur për FOX59, një oficer i Departamentit të Policisë Metropolitane të Indianapolis tha: “Ishte një sherr i mëparshëm, besojmë në një vend tjetër”.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se familjet e të plagosurve ishin informuar dhe se një hetim nga policia lokale ishte duke u zhvilluar.

Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me rastin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTA" MES VIP-AVE NË INSTAGRAM/ Si është bërë influenca karrierë në Shqipëri, një postim shkon 3500 euro
Previous article ANALIZA E ZHVILLIMEVE NË MOSKË/ Nënat e pikëlluara të Rusisë dhe gjeneralët “skiftera” të Kremlinit bashkohen...

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT