Arrestohen në flagrancë 2 persona, si autorë të dyshuar për dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 emigrantëve të vendeve të treta. Pas një pune hetimore dhe kërkimore policia e Lezhës arrestoi në flagrancë: –
-Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin
– Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë
Personat e lartpërmendur, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri – tjetrin, duke u dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 emigrantëve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Ndërsa materialet proçedurale në ngarkim të B.Gjokes dhe V.Ndocit, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit ” kryer në bashkëpunim’.
Lezhë Tentojnë të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treta, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar Nga specialistët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit : – B.Gj, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – V. N, 48 vjeç, banues në Pukë Këta shtetas, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri – tjetrin, tu japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin.Materialet proçedurale në ngarkim të B.Gjokes dhe V.Ndocit, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit " kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 298/2 – 25 i Kodit Penal.
Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 11. Juli 2018