• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KISHIM PIRË TEKILA”/ U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot
Home
Jetë

“KISHIM PIRË TEKILA”/ U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot

18 December, 2025 s.autor Jetë

Si një gabim i momentit i cilësoi afrimitetet me ish-punëdhënësin e saj të martuar dhe ish-CEO të kompanisë Astronomer, drejtoresha e Burimeve Njerëzore, jeta private e së cilës u kthye në lajm kryesor pas paraqitjes së saj në një koncert të Coldplay.

Kristin Cabot dhe Andy Byron u panë duke u përqafuar me përzemërsi gjatë koncertit që u mbajt në Boston më 16 korrik. Megjithatë, momenti u kap nga ‘kiss cam’ e Coldplay, duke shkaktuar reagime të sikletshme nga të dy.

Përpjekja e tyre për t’u larguar nga kamera duket se e përkeqësoi situatën, ndërsa këngëtari Chris Martin komentoi me humor para publikut: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm”.

53-vjeçarja Kristin Cabot qëndroi në heshtje për muaj me radhë. Tashmë, ajo ka vendosur të flasë publikisht dhe të japë versionin e saj.

“Mora një vendim të keq, piva disa High Noons, kërceva dhe u solla në mënyrë të papërshtatshme me shefin tim”, deklaroi ajo për New York Times. “Nuk është diçka e vogël. Mora përgjegjësinë dhe sakrifikova karrierën time për këtë. Ky ishte çmimi që zgjodha të paguaj”, shtoi ajo.
Pas asaj nate, Cabot u linçua në internet, u bë objekt talljeje nga persona të famshëm dhe u përball me komente negative nga të panjohur që e takojnë në vende publike. Ajo pohon se që atëherë ka marrë mbi 60 kërcënime për jetën e saj.

Cabot pranon se ndjente tërheqje për Byron dhe ishte e emocionuar që do ta prezantonte me miqtë e saj, por thekson se ata nuk ishin puthur kurrë përpara asaj nate. Të dy pinë kokteje me tekila, kërcyen dhe shkëmbyen një puthje, siç thotë ajo, për herë të parë dhe të vetme, një veprim që e konsideron të pamenduar dhe për të cilin është penduar.

“Dua që fëmijët e mi ta dinë se mund të bësh gabime dhe t’i prishësh gjërat keq. Por kjo nuk do të thotë se duhet të pranosh kërcënime se do të të vrasin për to”, thotë Cabot.

Në koncert ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj i ndarë, i cili shoqërohej nga një grua tjetër. Ata kishin qenë të martuar për dy vjet, por në kohën kur shpërtheu skandali, çifti ishte tashmë i ndarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE SHEMBULL..."/ Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht Ramën pasi shkoi të takonte të atin në Hagë
Previous article DËNOHET ME BURG PËRJETË ISH-ANESTEZISTI NË FRANCË/ Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT