Gjyqtarja Mimoza Margjeka është gjyqtarja që rrëzoi kërkesën e Valbona Sakos për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, duke i argumentuar si nul zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.
Në një prononcim për gazetarët para se të hynte në gjykatën e posacme gjyqtarja tha se e priste arrestimin.
“Kisha një vit që e prisja arrestimin. Le të më dënojnë por nuk mund të sillet shteti kështu” tha gjyqtarja e cila ishte tepër e indinjuar dhe e revoltuar për shoqërimin e saj të cilin e konsideron me shumë shumë parregullsi.”
Gjyqtarja akuzohet se ka marre 6 mije euro per ndryshimin e mases se sigurise ndaj nje te arrestuari.


