• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KISHA NJË KOMPJUTER…”/ Edith Harxhi: Më hoqën nga Ambasada në Ankara sepse mendonin që isha agjente sekrete e MI6
Home
Politikë

“KISHA NJË KOMPJUTER…”/ Edith Harxhi: Më hoqën nga Ambasada në Ankara sepse mendonin që isha agjente sekrete e MI6

12 June, 2021 s.autor Politikë

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edith Harxhi, ka treguar se ajo është tepër aktive dhe bën çdo ditë takime me ambasadorë të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe me Yuri Kim, por nuk preferon t’i bëjë publike.

Gjithashtu ajo ka treguar se kur ka punuar në Ambasadën e Ankarasë, e kanë hequr pa asnjë arsye sepse mendonin që ishte agjente e shërbimit inteligjent MI6 sepse kishte përfunduar studimet në Britaninë e Madhe dhe kishte një kompjuter që ishte i lidhur me internet, një gjë që ishte disi e pazakontë në vitet ’97.

Arian Çani:Takohesh me Yuri Kim?

Edith Harxhi: Po unë e takoj shumë shpesh.

Arian Çani: Ajo bëri 3 takime, bëri me Agronin, me Bardhin dhe me ty. E bëri me ty?

Edith Harxhi: Po është bërë gjë publike?

Arian Çani: Po si ka mundësi që nuk është bërë?

Edith Harxhi: Po sepse unë nuk i bëj takimet publike. Unë jam diplomate karriere, unë e di se kur takimet duhet të bëhen publike dhe kur nuk duhet. Unë takohem përditë me ambasadorë, përditë marr mesazhe nga ambasadorë, përditë takohem me ambasadorë, jo vetëm me Yuri Kim, por edhe me të tjerë shumë të rëndësishëm. Përditë flas me Kancelaritë e huaja.

Arian Çani: Bardh Kadillin e pyeta nëse është agjent i CIA-s, ka punuar me USAID, ai më tha e po të isha nuk do ta thoja.

Edith Harxhi: Më kanë quajtur një herë në ’97-ën kur më hoqën nga Ambasada e Shqipërisë në Ankara pa asnjë lloj justifikimi, më kanë quajtur agjente e Inteligjent Service, MI6 e anglezëve. Atëherë thoja me vete që o sa mirë do ishte sikur të kisha qenë, por arsyeja e vetme pse ma kishin vënë këtë nofke, ishte sepse kisha një kompjuter në vitin ’97 dhe kisha hapur internetin për herë të parë dhe interneti dukej çudi.

Unë isha në Ankara, por arsyeja pse më lidhnin me Inteligjent Service, ishte për arsye sepse unë sa isha kthyer nga studimet në Britaninë e Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike në bregdet, dy të arrestuar në Durrës
Previous article "VAKSINIMI..."/ Eugena Tomini: Çfarë pritet të ndodhë në shtator me koronavirusin?

s.autor

Postime të ngjashme

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT