• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kisha e Zagorisë drejt rrënimit
Home
Sociale

Kisha e Zagorisë drejt rrënimit

28 October, 2017 F.autor Kronikë, Sociale

Kisha e Shën Pjetrit dhe Pavllos, me afreske të gjallë të pikturuar rreth vitit 1843 është grabitur rreth 15 herë sipas banorëve të cilët me keqardhje pranojnë se tashmë nuk ka mbetur më asgjë për t’u marrë.

Ata minimalisht kërkojnë shpëtimin e këtij objekti të lidhur ngushtë me jetën dhe traditën e tyre. Petro Dedi, njëri prej banorëve, thotë se problemet strukturore të objektit janë të pandalshme.

Zhvendosja e murit perëndimor kërcënon çarje të mëtejshme në mure. Ai thotë se kisha, e vetmja e mbetur mes 24 të tillave që rrethonin dikur këtë hapësirë është gjithçka që ka mbetur. Çatia e objektit sipas tij ka probleme të mëdha dhe lagështia është duke shkatërruar afresket.

Sot në fshat jetojnë jo më shumë se 40 banorë të gjithë të moshuar që nuk janë në gjendje as të restaurojnë e as të mbrojnë kishën e Apostujve. Në disa pjesë të hapësirës së brendshme si në vendin e shërbesës, platenë kryesore, faltore dhe afresket e periudhës më të hershme dëmtimet janë shumë të renda. Katerina Telo banore e fshatit thotë se edhe për të kryer ndërhyrje të vogla në çati mungojnë mjeshtrit dhe punëtorët.

Kisha e Apostujve e filloi problematikën që prej shtetëzimit të saj gjatë sistemit socialist, ku për disa vite shërbeu si depo drithi por rrënimi i saj i vërtetë nisi pas viteve ’90, kohë kur u grabitën në disa raste edhe me thyerje 25 ikona të vogla dhe 8 ikona të mëdha. Vizitorët e huaj që ecin me këmbë nëpër shtigjet malore thonë se monumenti është një befasi për ta. Milja de Zeart nga Hollanda gjendet në Zagorie me një grup miqsh.

“Ishte një befasi zbulimi i këtij monumenti. Unë dhe miqtë e mi dëshirojmë që të mos jemi të fundit që e vizitojmë këtë objekt dhe shpresojmë që do bëhet diçka për ta shpëtuar”, thotë De Zeart.

Objekti ruan ende pjesë të ikonostasit të gdhendur në dru të zbukuruar e simbole të rrallë biblikë ndërsa mes afreskeve të pikturuar dallon ai i Shën Jorgjit të Ri, një pikturë murale që paraqet shenjtorin me kostum tradicional të zonës, fustanellë dhe kapele otomane.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto ushqime ndihmojnë memorien tuaj dhe shëndetin e eshtrave
Previous article BRITANI E MADHE/ Shkarkohen 9 anëtarë të ekuipazhit të nëndetëses bërthamore

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT