Kapriçot e motit në ditët e fundit, kanë sjellë përsëri virozat, që kanë prekur jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.
Mjekja në qendrën shëndetësore numër 3, Bruna Shiroka, thotë që kjo situatë ka ardhur si pasoje e ulje-ngritjeve të temperaturave.
Sipas Shirokës, fëmijët dhe sidomos të sëmurët kronikë që vuajnë nga zemra apo hipertensioni, duhet të shmangin diellin e fortë dhe temperaturat e larta.
Mjekja apelon që gjatë periudhës të verës, të konsumohen sa më shumë lëngje.
Këshilla tjetër që japin mjeket është shmangia gjatë kësaj kohe e pijeve alkoolike, të gazuara, pakësimi i përdorimit të kripës dhe i ëmbëlsirave.