• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KINË/ Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan
Home
Nderkombetare

KINË/ Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan

8 February, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Një qytetar amerikan që ndodhej në Wuhan të Kinës ka vdekur nga koronavirusi. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarë të Ambasadën Amerikane në Pekin.

Sipas ambasadës, 60 vjeçari kishte vdekur më 6 shkurt. Një qytetar japonez u njoftua gjithashtu se kishte vdekur në Wuhan prej pneumonisë virale, me shumë gjasë të shkaktuar nga koronavisuri, gjë që mbetet ende për t’u konfirmuar.

Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se do të ofrojnë deri në 100 milionë dollarë për Kinën e vendet e tjera të prekura nga koronavirusi vdekjeprurës për të luftuar përhapjen e tij, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në Kinë në 722.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e bëri njoftimin të premten duke shtuar se “ky vendim së bashku me qindra miliona të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan, demonstron një angazhim të fortë amerikan në përgjigje të situatës“.

Më herët gjatë ditës së premte Presidenti Donald Trump i vlerësoi përpjekjet e Presidentit kinez Xi Jinping për të luftuar koronavirusin ndërsa ky i fundit po përballet me kritika të forta në vend pas vdekjes nga korovirusi të një mjeku i cili ishte ndër të parët që lëshoi një paralajmërim rreth shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Pas një bisede telefonike të premten me Presidentin Xi, Presidenti Trump vlerësoi përgjigjen e Kinës ndaj situatës duke thënë se presidenti kinez po drejtonte “atë që do të ishte një operacion shumë i suksesshëm”.

Vdekja e një mjeku kinez që u censurua nga autoritetet e Partisë Komuniste pas paralajmërimit në muajin dhjetor për një virus të ri, për të cilin deri në atë momente nuk kishte informacion, ka shkaktuar një zemëratë të gjerë në internet ndaj autoriteteve të partisë për kontrollin e fortë mbi informacionin për sa takon përhapjes së virusit.

Li Wenliang honores
Li Wenliang honores

Policia e kishte akuzuar mjekun Li Wenliang, i cili vdiq të premten në mëngjes me orën lokale në spitalin qendror të Wuhanit, për “përhapje të thashethemeve në internet” dhe “përçarje të rëndë të rendit shoqëror”.

Por mjeku u vlerësua gjerësisht përfshirë edhe nga shefi i qendrës kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Zeng Guang.

“Një hero që lëshoi informacione lidhur me epideminë në Wuhan në fazën e hershme të saj mjeku Li Wenliang është i pavdekshëm“, shkrunate zoti Zeng në një faqe në internet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESFUSHORI I KOMBËTARES SHKËLQEN NË GJERMANI/ Gjasula shënon në momentin më të vështirë të Padërborn (VIDEO)
Previous article RIORGANIZIMI I STRUKTURAVE NË 12 QARQE/ PS-ja vijon përzgjedhjen e kandidatëve për Asamblenë

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT