• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KINË/ Presidenti Xi Jinping takohet me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni
Home
Nderkombetare

KINË/ Presidenti Xi Jinping takohet me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni

29 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të hënën në Pekin me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe Italia ndodhen në dy skajet e Rrugës së lashtë të Mëndafshit. Shkëmbimet e kahershme miqësore midis dy vendeve, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve lindore dhe perëndimore, si edhe në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë njerëzore.

Kina dhe Italia duhet të mbështesin dhe të çojnë përpara frymën e Rrugës së Mëndafshit, të shikojnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe nga një perspektivë historike, strategjike dhe afatgjatë, si edhe të promovojnë stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve.
Përparësitë industriale të Kinës dhe Italisë janë përplotësuese dhe shërbejnë si mundësi për njëra-tjetrën.
Kina është e gatshme të punojë me palën italiane, për të promovuar optimizimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit tradicional në investimet ekonomike dhe tregtare, prodhimin industrial, inovacionin teknologjik dhe tregjet e palëve të treta, si edhe për të eksploruar bashkëpunimin në fusha në zhvillim si automjetet elektrike dhe inteligjenca artificiale.
Kina mirëpret kompanitë italiane për të investuar në Kinë. Ajo është e gatshme të importojë më shumë produkte italiane me cilësi të lartë. Gjithashtu shpreson se Italia do të sigurojë një mjedis biznesi të drejtë, transparent, të sigurt dhe jodiskriminues për zhvillimin e kompanive kineze në Itali.

Kina mbështet Italinë në organizimin e Lojrave Olimpike Dimërore 2026 dhe shpreson që ajo të sigurojë masa për lehtësimin e vizave për qytetarët kinezë që udhëtojnë në Itali.
Xi Jinping theksoi se në epokën e globalizimit ekonomik, vetëm duke iu përmbajtur bashkëpunimit të hapur në zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit, mund të arrihet zhvillimi i favorshëm. Kina i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor. Ajo nuk ndjek kurrë hegjemoninë dhe është e gatshme të ndajë mundësitë e zhvillimit me vendet e tjera. Gjithashtu shpreson që Italia të kuptojë dhe të mbështesë filozofinë e zhvillimit të Kinës dhe të luajë një rol konstruktiv në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit Kinë-BE dhe promovimin e zhvillimit pozitiv dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE.

Giorgia Meloni u shpreh shumë e lumtur që vizitoi Kinën, pas ftesës në takimin e Balit në nëntor 2022. Ky vit përkon me 20 vjetorin e krijimit të një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës midis Italisë dhe Kinës dhe 700 vjetorin e vdekjes së Marco Polos. Si qytetërime të lashta, Italia dhe Kina gjithmonë kanë admiruar dhe mësuar nga njëra-tjetra.

Situata aktuale ndërkombëtare po pëson ndryshime të thella. Si një vend i rëndësishëm, Kina luan një rol të pazëvendësueshëm në përgjigjen ndaj sfidave globale. Italia i kushton rëndësi të madhe statusit dhe rolit ndërkombëtar të Kinës. Ajo është e gatshme të trashëgojë frymën e nderuar të kohës së Rrugës së Mëndafshit, të zhvillojë një partneritet më të ngushtë dhe të nivelit më të lartë me Kinën, të hapë një kapitull të ri në partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Itali-Kinë dhe të bëjë kontribute të reja për paqen dhe përparimin botëror.

Italia i përmbahet politikës “një Kinë”. Ajo shpreson të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin me Kinën, të shfrytëzojë më shumë potencialet, të thellojë bashkëpunimin në investimet ekonomike dhe tregtare, automjetet elektrike, inteligjencën artificiale dhe fusha të tjera midis dy vendeve. Gjithashtu të intensifikojë marrëdhëniet mes njerëzve, shkëmbimet kulturore dhe promovimin e më shumë produkteve italiane për të hyrë në tregun kinez. Italia kundërshton “shkëputjen” dhe proteksionizmin. Ajo është e gatshme të luajë një rol aktiv në promovimin e një marrëdhënieje më të thellë dhe më solide midis BE-së dhe Kinës.

Të dy palët publikuan “Planin e Veprimit të Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Italisë për Forcimin e Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKOHET ME HOMOLOGUN BOSHNJAK/ Ministri Hasani: Fokusi, integrimi në BE! Hapja e ambasadave hap pozitiv
Previous article MERRET VENDIMI/ Pagat e punonjësve të bashkive do të rriten me 20 deri në 40%

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT