• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KINA I ANULON VIZËN BORRELLIT/ Datat e caktuara nuk ishin më të mundshme
Home
Nderkombetare

KINA I ANULON VIZËN BORRELLIT/ Datat e caktuara nuk ishin më të mundshme

5 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kina i ka anuluar vizitën shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për arsye që mbeten të paqarta. Ishte planifikuar se Borrell do e vizitonte Kinën javën e ardhshme.

Nuk është treguar arsyeja e anulimit të vizitës, që vjen në kohën kur Evropa po synon që të ulë rreziqet e krijuara nga raporti i ngushtë ekonomik me Kinën, që Brukseli e cilëson si “konkurrente ekonomike dhe rivale sistematike”.

“Fatkeqësisht, jemi informuar nga homologët kinezë se datat e parashikuara për javën e ardhshme nuk janë të mundshme dhe tani ne duhet të shikojmë alternativa”, tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali në një përgjigje dërguar Reutersit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze nuk ka treguar se pse është anuluar vizita e Borrellit, por nuk e përjashtoi mundësinë që shefi i diplomacisë së bllokut evropian të vizitonte shtetin në të ardhmen.

“Ne e mirëpresim përfaqësuesin e lartë Borrell në vizitën në Kinë në momentin më të përshtatshëm për të dyja palët”, tha zëdhënësi Wang Wenbin për gazetarët në Pekin.

Borrell kishte planifikuar që të takohej me homologun e tij kinez për të diskutuar për “çështje strategjike”, përfshirë të drejtat e njeriut dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Kjo është hera e dytë që Borrellit i anulohet vizita në Kinë. Në prill ai nuk mundi të shkojë në Pekin pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRESIONI RUS/ Italia dhe Polonia kërkojnë garanci të forta sigurie për Ukrainën
Previous article LUIZI NUK E KRYESON MË LISTËN E MË TË KËRKUARVE NË INTERNET/ Ja kush ia kaloi fituesit të "Big Brother VIP”

s.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT