• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KINA DHE RUSIA FORCOJNË MARRËDHËNIET/ Përfundojnë stërvitjet ushtarake pesëditore në Detin e Japonisë
Home
Nderkombetare

KINA DHE RUSIA FORCOJNË MARRËDHËNIET/ Përfundojnë stërvitjet ushtarake pesëditore në Detin e Japonisë

5 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Marinat e Rusisë dhe Kinës i kanë përfunduar të martën ushtrimet detare pesëditore, duke dëshmuar lidhjet e tyre gjithnjë e më të forta ushtarake përmes stërvitjeve kundër nëndetëseve dhe përmes qitjeve me municion të vërtetë në Detin e Japonisë.

Flota e Paqësorit e Rusisë theksoi se anijet kineze dhe ruse lëvizën së bashku në një formacion të përbashkët gjatë ushtrimeve “Ndërveprimi Detar 2025”, përfshirë një anije të madhe ruse kundër nëndetëseve dhe dy anije shkatërruese kineze.

Po ashtu, në ushtrime morën pjesë edhe nëndetëse me naftë dhe elektrike nga të dyja vendet, si dhe një anije kineze për shpëtimin e nëndetëseve, sipas autoriteteve ruse.

Ushtrimet nisën më 1 gusht me stërvitje pranë Vladivostokut në Lindjen e Largët të Rusisë, para se forcat detare të të dyja vendeve të zhvillonin ushtrime detare në Detin e Japonisë duke filluar nga 3 gushti.

 

Stërvitjet e përbashkëta detare janë shenja më e re e bashkëpunimit gjithnjë e më të madh në fushën e sigurisë midis ushtrive të Kinës dhe Rusisë.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), një institut kërkimor me bazë në Uashington, ka dokumentuar 113 ushtrime të përbashkëta ushtarake që Pekini dhe Moska kanë zhvilluar që nga viti 2003, por gjysma e tyre janë zhvilluar vetëm në gjashtë vjetët e fundit.

Një numër në rritje i këtyre ushtrimeve janë përqendruar në rajonin e Paqësorit në vitet e fundit, ku Pekini ka mosmarrëveshje detare me shtete të tjera përgjatë Detit të Kinës Jugore, ndërsa Moska ka një mosmarrëveshje të kahershme territoriale me Japoninë mbi sovranitetin e një zinxhiri ishujsh.

Rajoni është gjithashtu i ngarkuar me tensione në gadishullin Korean dhe në Tajvan, ishulli vetëqeverisës që Kina e konsideron si territor të vetin dhe është zotuar se do ta marrë me forcë, nëse është e nevojshme

Stërvitjet kinezo-ruse përkuan gjithashtu me ushtrimet e para të përbashkëta detare mes Indisë dhe Filipineve në Detin e Kinës Jugore, të cilat nisën më 3 gusht dhe zgjatën dy ditë.

Pekini ka mosmarrëveshje territoriale të ndara me të dyja vendet aziatike dhe një rivalitet rajonal të kahershëm me Indinë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Lëvizi me 450km/orë, 60-vjeçari amerikan humb jetën duke tentuar të thyejë rekordin e shpejtësisë në garën e Utah
Previous article PANIK NË NJË NGA PLAZHET E SPANJËS/ Banorët ndjekin nga pas emigrantët që zbritën nga gomonia (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT