Presidenti Donald Trump ka dalë sot në një koferencë për mediat, pas takimit me liderin koreano-veriot Kim Jong Un.
Trump tha se Kim është i talentuar, po në këtë moment është zënë ngushtë nga pyetja e një gazetareje. Ajo e pyeti Trump sesi mund të quajë të talentuar një njeri që ka vrarë shumë njerëz.
‘’Si mund të quani të talentuar një person që ka vrarë mijëra njerëz gjatë pushtetit të tij”? ishte pyetja e gazetares.
Presidenti i SHBA-ve u përgjigj atypëraty se ai do që ta lënë pas të shkuarën dhe të mendojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
”Nuk thashë që është një njeri i mirë, thashë që është i talentuar, dhe duhet të lëmë pas të shkuarën. Ai është shumë i zgjuar dhe negociator shumë i mirë”, tha Trump.