• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KFOR I PËRGJIGJET VUÇIÇ/ Situata në Kosovë është e qetë, po e monitorojmë nga afër
Home
Rajon

KFOR I PËRGJIGJET VUÇIÇ/ Situata në Kosovë është e qetë, po e monitorojmë nga afër

12 August, 2019 F.autor Rajon

Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë Pio Sabeta ka folur për gazetën serbe ‘Danas’ rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe pretendimeve të Presidentit serb Aleksander Vuçiç se në Kosovë mund të ndodhin sulme ndaj serbëve në vjeshtë.

“KFOR-i është vazhdimisht i informuar për situatën dhe rregullisht kryen vlerësimet e sigurisë”, tha Pio Sabeta zëdhënës i KFOR-it në Kosovë.

“KFOR-i po punon në bashkëpunim të ngushtë me organizata vendëse e ndërkombëtare të sigurisë. Po pati kërcënim të çfarëdo lloji për mundësinë e shkeljes së situatës së sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë masa të domosdoshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë” tha Sabeta duke iu përgjigjur deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas të cilit ka mundësi për incidente në Kosovë gjatë vjeshtës.

I pyetur nëse KFOR-i ka njohuri në lidhje organizatën terroriste shqiptare B-13, për të cilën disa media në Serbi pohojnë se ka në plan të sulmojë serbët në Mitrovicën veriore, Sabeta u përgjigj se KFOR-i po e ndjek me vigjilencë dhe në vazhdimësi situatën.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, në një bisedë për TV Prva, deklaroi se nuk përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, “porse nuk do të ketë zbatim të planit të B-13, meqë Serbia nuk do të lejojë pogrom ose vrasje të serbëve”.

Sipas Vuçiçit, qëllim strategjik i shqiptarëve të Kosovës që të mbisundojnë hapësirën e pjesës veriore të Kosovës. “Na pret një vjeshtë e rëndë sa i përket çështjes së Kosovës… Nuk dihet se me kë, as për çka mund të bisedohet me Prishtinën… Askush nuk po e kupton se taksat nuk mund të mbijetojnë”, ishte shprehur Vuçiç.

Në përputhje me mandatin në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, KFOR-i “nuk ka kurrfarë roli në sundimi e të drejtës ose zbatimin e ligjit në Kosovë dhe nuk është i përfshirë në luftën kundër terrorizmit, meqë kjo është jashtëp mandatit të tij, por KFOR-i e ndjek me vigjilencë dhe pa ndërprerë situatën”, u shpreh Sabeta.

Ai u përgjigj në mënyrë pohuese në pyetjen nëse KFOR-i është i gatshëm t’u garantojë siguri banorëve të Kosovës në ditën e zgjedhjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDOJNË POLEMIKAT E AKORDIT/ Barcelona kërkon 50 milionë euro për kalimin e mesfushorit...
Previous article SOT ËSHTË DITA MË E NXEHTË E VITIT/ I nxehti afrikan largohet në mesjavë

F.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT