Dhe në Tiranë, Liqeni Artificial është një nga opsionet me fare pak kosto për të përballuar vapën.

“Këndshëm, kënaqemi. Edhe moshën e kemi që duam pak qetësi.”

“Këtu  vjen pa lek, plazhi do lek, se ky është kapitalizmi. Edhe është një nga vendet më të mira, pyll, ujë, bar.”

Për qytetarët ky liqen ofron qetësi. Edhe pse do të kishin preferuar më shumë kushte.

“Të aktivizohen këta kalamajtë me not, të vihen ca varka siç i ka gjithë bota.Ta bëjë si Zvicra që ka vënë ca shkallë betoni”.

“I themi Lalit të lumshin duart, tani të vërë mendjen në punë që ta bëjë akoma më bukur.”

Temperaturat ekstreme do të na shoqërojnë deri të mërkurën e 14 gushtit ku raportohet se mund të kthehen edhe reshjet e shiut.