• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“KËTU APO ATJE, ËSHTË MË ATJE”/ Kalon në “heshtje”  prezantimi i ekspozitës në Galerinë e Arteve
Home
Kulturë

“KËTU APO ATJE, ËSHTË MË ATJE”/ Kalon në “heshtje” prezantimi i ekspozitës në Galerinë e Arteve

7 September, 2018 k.autor Kulturë

“Këtu – Apo Atje, Është Më Atje”, është titulli i ekspozitës së artistes kosovare Flaka Haliti, që hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve. Pas ekspozitës retrospektive të piktorit Edi Hila, e hapur në muajin maj, ky është aktiviteti i dytë që ndodh në GKA që pas ardhjes në pozicionin e drejtorit të këtij institucioni të Erzen Shkolollit, kuratorit nga Kosova, ish-drejtor i GKK.

Dje u organizua edhe një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së ekspozitës, por ftesat për mediat qenë të limituara. Për shkaqe që nuk dimë t’i themi, mediat kryesore vizive e të shkruara nuk u njoftuan të ndjekin konferencën për shtyp, ku ishin të pranishëm artistja, kuratorja Leonie Radine dhe drejtori i GKA, Shkololli. Ky i fundit ka zgjedhur si “strategji” të vetën të mos komunikojë me mediat.

Ditën kur u prezantua nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Shkololli premtoi se pasi të njihej me institucionin, do të bënte të njohur vizionin e tij mbi të. Të njëjtin premtim dha edhe kur u hap ekspozita e Hilës në muajin maj. Të njëjtin premtim i dha edhe gazetës “Panorama” kur i kërkoi një intervistë.

Asnjëra nga këto premtime nuk është mbajtur ende dhe, pavarësisht se tashmë jemi në muajin shtator, askush nuk di asgjë për planet dhe projektet 4-vjeçare që do të udhëheqin Galerinë Kombëtare të Arteve, tanimë Muze i Arteve. Kjo politikë e ndjekur nga drejtori aktual i shkon më së shumti një drejtuesi të një galerie private, i cili mund të zhvillojë çfarë aktivitetesh të dojë dhe po ashtu është i lirë të ketë preferenca se kë do të ftojë ose jo në aktivitetet e veta, pse jo, të zgjedhë edhe gazetarët e “oborrit”, por jo një drejtuesi të një institucioni shtetëror.

Duke përjashtuar nga konferencat gazetarët që kanë shprehur gjatë kësaj kohe interes të flasin me të, për kalendarin artistik, për platformën me të cilën ai fitoi në konkursin për drejtor, për konceptin e tij për linjën muzeale apo fytyrën e re, që do të marrë ky institucion pas miratimit të ligjit të ri “Për Trashëgiminë”, për tenderin për rikonstruksionin e godinës, etj., Shkololli eliminon edhe mundësinë e pyetjes dhe përgjigjes publike, në lidhje me çështjet e mësipërme.

Prej vitesh, Galeria Kombëtare e Arteve, pavarësisht problematikave të vazhdueshme, që herë vinin nga keqmenaxhimi, herë nga mungesa e fondeve apo vizioneve, ka qenë një institucion relativisht i hapur, për të ofruar informacion.

Tanimë, informacioni nga ky institucion është zero, madje edhe faqja zyrtare on line nuk ofron më asnjë gjë për aktivitetin e ardhshëm të institucionit. Institucionet shtetërore e kanë detyrim ligjor informimin e mediave dhe publikut, në lidhje me aktivitetin e tyre, në momentin që paguhet nga taksapaguesit.

Nëse drejtuesi aktual i GKA nuk dëshiron të flasë me mediat, duke lënë “punën të flasë”, do të duhej të informonte mediat, qoftë edhe për t’i kryer shërbimin e informimit të publikut. Në të kundërt, nëse nuk të bie rruga nga pedonalja apo në qendër, zor se do ta mësojë dikush që në galeri ka ra Flaka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Kombëtarja favorite edhe në baste
Previous article ARRESTIMI I KRIMINELËVE/ Ishte në kërkim ndërkombëtar. Kapet 30 vjeçari në Elbasan (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT