• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËTO LEVIZJE…”/ Kritikët e Erdoganit: Kërkesa për dëbimin e diplomatëve, shpërqendrim nga problemet e…
Home
Nderkombetare

“KËTO LEVIZJE…”/ Kritikët e Erdoganit: Kërkesa për dëbimin e diplomatëve, shpërqendrim nga problemet e…

24 October, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Kundërshtarët politikë të Presidentit Tajip Erdogan thanë se thirrja e tij për të dëbuar ambasadorët e 10 vendeve aleate perëndimore ishte një përpjekje për të hequr vëmendjen nga vështirësitë ekonomike që po kalon Turqia. Nga ana tjetër diplomatët shpresojnë ende që dëbimet të shmangen.

Të shtunën zoti Erdogan tha se ka urdhëruar që ambasadorët e disa vendeve të shpallen “persona të padëshiruar”, pasi kanë kërkuar lirimin nga burgu të filantropistit Osman Kavala. Ministria e Jashtme turke nuk e ka zbatuar ende udhëzimin e presidentit, një masë që do të krijonte përçarjen më të thellë me Perëndimin në 19 vitet e Erdoganit në pushtet.

Kriza diplomatike përkon me shqetësimet e investitorëve për rënien e lirës turke, në nivele të ulta rekord, pas një vendimi javën e kaluar të Bankës Qendrore, për të ulur papritur normat e interesit me 200 për qind, nën presionin e Presidentit Erdogan për të stimuluar ekonominë.

Kemal Kilicdaroglu, udhëheqës i opozitës kryesore (CHP), tha se zoti Erdogan “po e çonte vendin me shpejtësi drejt greminës”.

“Arsyeja për këto lëvizje nuk është mbrojtja e interesave kombëtare, por krijimi i arsyeve artificiale për shkatërrimin e ekonomisë“, shkruante ai në një postim në Twitter.

Osman Kavala, i cili ka kontribuar financiarisht për grupeve të shumta të shoqërisë civile, ka qendruar në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Ai i ka hedhur poshtë akuzat dhe po qëndron në paraburgim ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon.

Zoti Erdogan i quajti kërkesat e diplomatëve “të pacipa” duke shtuar se ata nuk kishin të drejtë të kërkonin lirimin e zotit Kavala, duke theksuar se gjyqësori turk është i pavarur.

Sinan Ulgen, kryetar i institutit studimor “Edam” me qendër në Stamboll dhe një ish-diplomat turk, tha se shpresonte që Ankaraja të mos i dëbojë diplomatët. Në një postim në twitter ai e quante propozimin e presidentit turk, si një masë të pashembullt mes aleatëve të NATO -s.

“Ministria e Jashtme turke po punon shumë për të gjetur një formulë më të pranueshme. Por koha po mbaron”, shktuante ai.

Por jo gjithmonë Presidenti Erdogan nuk i ka çuar deri në fund kërcënimet e tij.

Në 2018, pas një mosmarrëveshje me Uashingtonin, zoti Erdogan deklaroi se Turqia do të bojkotonte mallrat elektronike amerikane. Por shitja e mallrave nuk u prek. Vitin e kaluar, ai u bëri thirrje turqve të bojkotojnë mallrat franceze, rreth asaj që ai e quajti axhendë “anti-islame” e Presidentit Emmanuel Macron, por ai nuk e zbatoi një masë të tillë.

Sipas një burimi diplomatik, të hënën, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar pritet të merret nje vendim lidhur me diplomatët. Po sipas tij ishte mundur gjithashtu ulja e tensioneve, duke pasur parasysh shqetësimet mbi pasojat e mundshme diplomatike. Zoti Erdogan ka thënë se do të takohet me Presidentin amerikan Joe Biden gjatë samitit të G20 që mbahet fundjavën tjetër në Romë./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EL CLASICO"/ Real Madrid mposht Barcelonën në "Camp Nou" falë dyshes Alaba-Vasquez dhe ngjitet në krye
Previous article DERBI I ANGLISË/ Liverpool nuk di të ndalet. Pas një asist nga Keita, Salah ndëshkon Manchester United (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT