• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Këto janë syzet e para në botë që filmojnë 360 gradë
Home
Uncategorized

Këto janë syzet e para në botë që filmojnë 360 gradë

7 February, 2018 F.autor Uncategorized

Ndërsa realiteti virtual po bëhet gjithnjë e më popullor, po shfaqen edhe lloje të ndryshme kamerash 360-gradëshe për konsumatorët. Më të veçantat janë një palë syze me kamera të instaluara në skeletin e tyre, që mundësojnë për herë të parë një filmim të tillë tredimensional.

Këto syze mund të ishin fare mirë pasardhës i Google Glass dhe GoPro.

“Janë syze me stil tërheqës dhe përmbajnë katër kamera, dy përpara dhe dy prapa”, thotë Adil Suranchin i kompanisë prodhuese, “Orbi”.

Rezultati është video tredimensionale me rezolucion 4K.

“Këto janë syzet e para në botë që filmojnë në 360 gradë”, thotë zoti Suranchin.

Syzet mundësojnë që pajmet të filmohen nga këndvështrimi i saktë i personit, ndërsa duart i ka të lira.

“I vendos syzet, shtyp një buton, dhe mund t’i thuash lamtumirë të gjitha paisjeve mbështetëse që duhen për kamerat e sotshme. Secila prej kamerave ka fushëpamje prej 180 gradësh, pra mund të filmoni gjithçka rrotull”, thotë zoti Suranchin.

Kompania ka menduar edhe për aspektet e privatësisë, për të cilat shumë njerëz shqetësohen.

“Kemi drita sinjalizuese LED, të cilat ndizen kur po regjistrohen pamje, kështu që të gjithë njerëzit rrotull të dinë që po filmohen”, thotë zoti Suranchin.

Videoja mund të shpërndahet menjëherë, dhe mund të ruhet në një kartë memorieje. Syzet i rezistojnë ujit, kanë xhama të polarizuar, mund të porositen për 399$, dhe kompania fillon shpërndarjen në muajin gusht./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A mund ta luftojë vera depresionin...?!
Previous article 12 shenjat paralajmëruese që dërgon Universi kur je në rrugën e gabuar në jetë

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT