Fotografitë janë një nga qejfet më të mëdha të festave. Iku koha e atyre shkrepjeve që bënim te tavolina ku më shumë nxirrnim pjatat sesa fytyrat. Pamë nga jashtë dhe e kuptuam që qejfi më i madh qenka afër pemës, oxhakut, veshur me të kuqe dhe gjithë familja bashkë. Ndër të gjitha kartolinat që pamë, kishte edhe nga ato ku nuk kishin mundur të bëheshin bashkë gjithë familjarët. Ca mama preferuan të dilnin vetëm me fëmijët e tyre. Arsyet janë të ndryshme.







