Burrat gënjejnë sa plasin, gratë s’pushojnë së gënjyeri. Vetëm se gënjeshtrat mes dy palëve ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.
Gratë, kur ndohen në siklet, dinë se si të shpëtojnë veten me ndonjë gënjeshtër të vockël fare. Para të dashurit apo shoqes së ngushtë, këto janë 15 gënjeshtrat tipike femërore. Që ju i keni dëgjuar kshedi sa herë. Ne thjesht po i listojmë.
- “Masa ime? Varet nga modeli…”
Në fakt, ato e dinë shumë mirë masën e tyre, por nuk kanë ta pranuar as nën torturë. Sidomos para asaj shoqes që flet për të prapa krahëve apo para shitëses llafazane.
- “Per drekë do ha vetëm një sallatë të shpejtë”
Zakonisht sallatë është sinonim i picës. Kështu ka vërtetuar një studim i fundit i Universitetit të Honolulusë.
- “U regjistrova në palestër”
Do shkoj ndonjë ditë.
- “Sa të dashur kam pasur?”
Tre, ndoshta katër. Mbase pesë, po s’e mbaj mend mirë. Shiko, e lëmë tre dhe jemi brenda.
- “U bë kaq kohë që nuk bëj shopping”
Jooo, po ajo çanata që bleva dje nuk quhet se ishte me 50% ulje.
- “Erdhaaaa, për 5 minuta”
Pesë pra, por të ashensori kishte shumë radhë.
- “S’thashë gjë unë “
Këto dy orët që po flas janë vetëm për të të shpjeguar ty që nuk kupton asgjë. Por ti bëj si të duash. Unë s’po them gjë.
- “Shikojmë në televizor çfarë të duash ti”
Ja sa të mbarojë ky filmi me këtë familjen që u takuan pas 20 vitesh. Më bëri për të qarë po jo se unë i pëlqej këto gjëra.
- “Jo mo, s’e kam problem fare. Shko te festa dhe bëj qejf
E kam shumë të qartë që do shkosh në atë lokalin ku vajzat zhvishen nudo te tubi dhe të sulen të gjitha ty.
- “Dalim zemër, patjetër. Thuaju dhe gocave të tjera”
Edhe pse ai divani dhe ato kokoshkat dhe ai filmi dhe ajo akullorja janë shuuuumë më të mira sesa një e dalë.
- “Të shkon shumë, vërtet!”
Edhe pse ato këpucë janë model i gjyshes dhe ato flokë duhen si të përzhitura në diell. Një e buzëqeshur dhe kalon.
- “Unë me nerva? E ke gabim “
Epo nuk ka nevojë të pyesësh. Nëse çdo gjë duket sheshit…
- “Para atij? Kurrë!
Epo edhe gratë njerëz janë, shkojnë në tualet si gjithë bota. Por shshshttt ky është sekret që s’duhet ta dijë askush!
- “Vertet e kam, nuk jam fare xheloze”
A ka njeri që e beson akoma?
- “Uaaa, sot s’kam ngrënë asgjë”
Ato biskotat dhe atë copën e lazanjës i hëngra shpejt e shpejt në këmbë. Po për të ulur ne tavolinë? Hiç.


