• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Këta njerëz u shpëtuan nga engjëjt
Home
Mister

Këta njerëz u shpëtuan nga engjëjt

3 December, 2017 Redaktor2 Mister

Njerëzit nga tërë bota që kanë përjetuar situata të ndryshme, dëshmojnë për engjëjt misteriozë shpëtimtarë, të cilët ua kishin shpëtuar jetën në momentet e fundit
Rasti i Brazilit

Një incizim jo i rëndomtë, i cili sipas pohimeve të disa dëshmitarëve vërteton ekzistimin e engjëjve roje, për herë të parë u paraqit në forumet që merren me dukuritë paranormale. Bëhet fjalë për një incizim i cili u bë në Brazil, ku shihet një figurë si tym, për të cilin thuhet se është engjëlli roje, i cili e kishte shpëtuar një të ri (24 vjeçar), kur ai kishte dalë nga rruga, për të evituar një grup kuajsh, që kishin dalë në rrugë, me ç’rast kishte pësuar aksident trafiku. I riu me këtë rast kishte goditur një mur, e mbështetësit e dukurive paranormale, thonë se më të keqen e pengoi mu një engjëll mbrojtës.

Rasti i Chelsey Buntonit

Edhe pse mjekët kishin thënë se ajo nuk do të jetonte gjatë pas lindjes, Chelsey Bunton jetoi deri në pubertet. E, kur kishte shkuar në spital për shkak të kalljes së mushkërive, mjekët kishin qenë të bindur se tani i kishte ardhur vajzës dakiku i vdekjes. Por, e ëma e vajzës, Coline Bunton, është e sigurt se vajzën e saj e kishte vizituar një engjëll mbrojtës, për t’ia dhënë edhe një shans jete, derisa vajza rrinte shtrirë, thuajse pa shpirt, në spital. Në kamerat e sigurisë ishte vërejtur një dritë e çuditshme. Mjekët dhe të tjerët, që e kishin parë incizimin, thonë se drita dukej si krijesë me krahë. Më pas, Chelsey ishte mjekuar në mënyrë të pashpjegueshme nga pneumonia, duke u liruar më pas në shtëpi.

Engjëlli shpëton biçiklistin

Në incizimin e një kamere të sigurisë në Kinë shihet se si një njeri, apo diçka tjetër, e shpëton një biçiklist, i cili i kishte dalë kamionit përpara. Në mënyrë të pabesueshme, engjëlli e kishte bartur njeriun pas kamionit. Gjithçka ishte zhvilluar aq shpejt. Shoferi i kamionit kishte parë se e kishte goditur çiklistin. Por, kur ai kishte parë se njeriu kishte shpëtuar, të dy kishin mbetur të habitur.

Rasti i Jade Yates-it

Jade Yates nga Australia nuk besonte në fantazma deri te ky rast bizar, kur i kishte parë dy figura të ndritshme duke qëndruar përmbi krevatin e vajzës së saj, Lusy. Ajo i kishte parë këto hije në incizimin e kamerës së bebes dhe, më pas, ajo kishte shkruar në rrjetet sociale se, “Sonte, nuk do të mund të bëj gjumë të qetë. Deri para pak minutash nuk besoja në ekzistimin e fantazmave, e tani i shoh në dhomën e vajzës sime”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Disa miq të saj këtë situatë e kishin marrë më seriozisht, duke e këshilluar Jaden që të ikte nga ajo shtëpi. Një shoqe i kishte shkruar asaj: “Jade, a dëshiron që të vi te ti? Këto janë fantazma, këtu nuk ka dyshim, ki shumë kujdes”. Por, ka pasur edhe të tillë, të cilët thanë se ato entitete, nga bota tjetër, me gjasë nuk kishin qëllime të këqija.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ishte koha kur këngëtarja Zajmina Vasjari ndihmonte fëmijët në nevojë. Ja si dukej para 7 vitesh
Previous article Gjendet letra e dashurisë e vitit 1945, e cila nuk mbërriti kurrë …

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT