• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Këshilltari amerikan për sigurinë: Duhen masa më të fuqishme kundër “provokimeve” ruse
Home
Nderkombetare

Këshilltari amerikan për sigurinë: Duhen masa më të fuqishme kundër “provokimeve” ruse

5 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Këshilltari në largim për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster, bëri thirrje për masa më të fuqishme kundër “kërcënimeve” dhe “provokimeve” të Rusisë, duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, gabon kur mendon se Perëndimi nuk do t’i përgjigjet “luftës hibride” të Kremlinit.

Këto komente janë ndër më të fuqishmet kundër Rusisë, të bëra nga McMaster, i cili do të largohet nga Shtëpia e Bardhë javën e ardhshme.

“Për kohë të gjatë, disa vende i kanë shikuar në mënyrë tjetër këto kërcënime. Rusia, pafytyrësisht, i mohon veprimet e saj dhe ne kemi dështuar të vëmë kosto të mjaftueshme”, tha McMaster në një fjalim në Këshillin Atlantik në Uashington.

McMaster tha se Rusia përdor ekonominë, politikën dhe mjetet kibernetike për të dëmtuar kundërshtarët, por insistoi se Moska nuk do të mbizotërojë përballë Perëndimit.

Ai po ashtu përmendi helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, në Sallsbëri të Anglisë. Britania dhe disa vende të tjera kanë fajësuar Moskën për këtë sulm, ndonëse shteti rus e ka mohuar përfshirjen.

“Zoti Putin mund të besojë se ai po e fiton këtë formë të re të luftës. Ai mund të besojë se veprimet e tij agresive në Sallsbëri, në fushën kibernetike, në ajër dhe në det të hapur mund të minojnë besimin tonë, institucionet dhe vlerat tona. Ai ndoshta beson se vendet tona janë të dobëta dhe nuk do t’iu përgjigjen provokimeve të tij. Ai gabon”, tha McMaster.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka larguar McMasterin nga detyra, duke e zëvendësuar atë me ish-të dërguarin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Bolton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I kushtoj këng RAMËS/ Arrestohet protestuesi i Rrugës Së Kombit (VIDEO)
Previous article Deportimi i “gylenisteve” nga Kosova/Parlamenti miraton ngritjen e Komisionit Hetimor

Ina.Autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT