• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KËSHILLTARË TË DY GRUPEVE KRIMINALE”/ Bisedat e zakonshme që “fundosën” tre policët
Home
Aktualitet
Kronikë

“KËSHILLTARË TË DY GRUPEVE KRIMINALE”/ Bisedat e zakonshme që “fundosën” tre policët

6 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

3 ditë më parë, Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 shefa policie. Bëhet fjalë për Shkëlzen Ruska (Komisariati Himarë), Ervis Alisinanaj (Komisariati Lushnje) dhe Elvis Dervishi (shef i Policisë kufitare Sarandë). Ata dyshohen se janë përfshirë në trafik droge, ndërsa gazetari Armand Bajrami deklaroi këtë të Mërkurë në “Opinon” se “ky rast ka zbuluar edhe një herë inkriminimin e segmenteve të caktuara të Policisë së Shtetit.”

Sipas tij, për rastin ka pasur dy hetime paralele të Prokurorisë së Posaçme që në vitin 2022.

Po si janë “zbërthyer” bisedat?

“Është bërë përmes bisedave që ata kanë pasur me njëri-tjetrin. Nga gjëra krejtësisht të zakonshme, përshembull një foto dogane, një nga personat e grupit kriminal i thotë një tjetri po kaloj në doganë. Është verifikuar që pas 45 minutash ai ka kaluar në Qafë-Morinë. Apo kur merr mesazhin e ngushëllimit për babain. Në këtë lloj forme ka dalë gjithë tabloja, edhe pse deri në këto momente prezumohen të pafajshëm, ku 3 zyrtarë policie dhe 1 ish-zyrtar ishin këshilltarë të dy grupeve kriminale. Duke u treguar se si të vepronin, duke i mbajtur të informuar me operacionet policore në Sarandë”, shpjegoi ai.

Kujtojmë se rasti ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal në Sarandë që kultivonte kanabis dhe më pas e trafikonte drejt Greqisë. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe një person tjetër, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë ndër të tjera dhe punonjës policie në Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit.

“Një hetim që kishte nisur në bazë të të dhënave të ardhura nga Sky ECC të sjella nga Europol dhe një hetim tjetër, me diferencë 6 muaj, bazuar një referimi të Policisë së Shtetit”, u shpreh Bajrami.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO INTENSIFIKOJ DALJET PUBLIKE"/ Rama ironizon opozitën: Kujtim Gjuzi është fryma dhe pamja e Shqipërisë Madhështore
Previous article TRUMP "THYEN" REKORDIN E BILL CLINTON/ Mban 100 minuta fjalim, më i gjati në dekada në Kongresin amerikan

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit Aktualitet

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Aktualitet

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT